28,04,2024

4 grabitës i mësyjnë shtëpisë së mërgimtarit, e plagosin, ai dhe vëllai i tij e vrasin njërin prej tyre

Must Read

Një i vdekur e një i plagosur është bilanci i një ngjarje që ka ndodhur rreth orës 03:20 në Shtime.

Një person ka ndërruar jetë dhe një ka mbetur i plagosur mëngjesin e së mërkurës në Shtime. Katër persona të maskuar dyshohet se kishin hyrë në shtëpinë e një qytetari për të grabitur. Gazeta Express mëson se pronari i shtëpisë N.Ndrecaj, 43 vjeç, jeton jashtë vendit dhe ka ardhur në Kosovë për pushime, e duket se grabitësit nuk e kishin ditur këtë kur ia kishin mësyrë shtëpisë së tij për të grabitur.

Rastin e ka konfirmuar majori i Policisë Rajonale të Ferizajt, Mehmetali Hajdini, i cili ka treguar se si ka ndodhur e tërë ngjarja.

“Rreth orës 3:20 kemi marrë informacion se në lagjen e pajtimit në shtime ka të shtëna me armë zjarri dhe përleshje fizike në mes të disa personave. Policia ka shku në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se dyshohet se katër persona të maskuar kanë hyrë në një shtëpi me qëllim grabitjen, në shtëpi e kanë takuar pronarin e shtëpisë i cili ka ardhë dje prej Zvicrës. Personat e maskuar kanë kërkuar nga pronari i shtëpisë që  të dorëzohet, pasi nuk është dorëzuar,  njëri nga grabitësit e ka plagosur në këmbë pronarin e shtëpisë. Pas plagosjes së pronarit, grabitësit kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, ka treguar Hajdini.

Ai ka bërë të ditur se pas ikjes së grabitësve, pronari i shtëpisë ka shkuar pas tyre. Në atë moment ai është takuar edhe me vëllain e tij, A.Ndrecaj, 36-vjeçar, i cili jeton në tjetër shtëpi.

“Pronari ka zbritur poshtë shtëpisë dhe e ka takuar vëllain e tij. Ata bashkë i kanë ndjekë të dyshuarit, diku jashtë oborrit janë takuar me njërin prej të dyshuarve, dyshohet të jetë i njëjti që e ka plagosur pronarin. Ai ka shtënë përsëri në drejtim të pronarit të shtëpisë dhe vëllait por nuk i ka qëlluar. Dyshohet se aty janë përleshur fizikisht në mes vete, janë goditur me mjetë të forta, po ashtu dyshohet se është përdorë edhe një thikë. Nga plagët e marra njëri prej grabitësve ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur Hajdini

Pronari i shtëpisë M.Ndrecaj, i cili është i plagosur gjendet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij është stabile. Vëllai i tij, A.Ndrecaj, është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit me urdhër të prokurorit

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img