15,09,2025

Një kandidate që nuk e kaloi provimin e Noterisë e ka paditur Ministrinë e Drejtësisë

Must Read

Në mesin e shumë personave të cilët nuk arritën të kalojnë testin për t’u bërë noterë, është edhe avokatja Labinotë Qosa-Ilazi.

E bindur se asaj iu bë e padrejtë në testin me gojë gjatë provimit të noterisë, Qosa-Ilazi ka vendosur ta padisë Ministrinë e Drejtësisë, raporton KTV.

Këtë të hënë, ajo ka dorëzuar në gjykatë padi përmes së cilës ka kërkuar që të përsëritet testi me gojë, derisa numëron një nga një shkeljet në të cilat ajo pretendon se u bënë gjatë përzgjedhjes së noterëve.

Ndonëse brenda 5 ditëve sipas ligjit komisioni obligohet që t’u përgjigjet ankesave të kandidatëve të cilët nuk e kaluan testin, Qosa-Ilazi thotë se ajo mori përgjigje pas këtij afati, derisa edhe kjo përgjigje ishte konfuze.

KTV-ja ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Drejtësisë lidhur me shqyrtimin e ankesave të kandidatëve në konkursin për noterë, por kjo ministri nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërsa, kryetari i Komisionit për përzgjedhjen e noterëve Nehat Idrizi, shkurtimisht përmes telefonit ka thënë se është në dijeni se deri më tani vetëm një ankesë është aprovuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img