28,11,2025

Kuvendi diskutoi Raportin e Auditorit për vitin 2018 dhe një varg çështjesh tjera

Must Read

Gjatë ditës së sotme, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi-Bytyçi mblodhi anëtarët e Kuvendit të Komunës së Ferizajt për të diskutuar sipas agjendës legjislative, pikat e rendit të ditës të propozuara nga ekzekutivi lokal.

Pika e cila pati më së shumti diskutime ishte Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për vitin financiar 2018. Anëtarët e KK-së nga radhët e opozitës ishin kritik duke dhënë vërejtje në shumë nga të gjeturat e këtij raporti. Shpjegimet përkitazi me çështjet e ngritura i dhanë nënkryetari i Komunës, Naim Ferati si dhe drejtorja e Financave, Sebahate Ajeti Sadiku.

Me interes të veçantë për diskutim ishte edhe pika e rendit të ditës që kishte për qëllim shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale 1749-6 ZK Ferizaj, zonë në të cilën gjendet aktualisht objekti i Shtëpisë së Pensionistëve e që pushteti lokal propozoi shpalljen e interesit të përgjithshëm me synimin zgjerimin e investimit nga projekti “Bashkimi i Qytetit”, saktësisht ndërtimin e rrethrrotullimit dhe ndërtimin e parkut, me ç’rast është arritur marrëveshja me shoqatën e pensionistëve, siç bëri të ditur drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli.

Në këtë mbledhje kaluan edhe propozim-vendimet për shpalljen e interesit të përgjithshëm të disa ngastrave kadastrale në Ferizaj, në Talinovc të Jerlive, Muhoc, Talinovc të Muhaxherëve si dhe në Zonën Kadastrale në Zaskok. U mor vendim po ashtu që të nxirret në diskutim publik edhe Draft Rregullorja për Rregullimin dhe Shërbimet Komunale.

Ndërsa gjatë punimeve në mbledhjen e Kuvendit të Komunës pati edhe diskutime të tjera lidhur me Raportin e Komisionit për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në Ferizaj. Faik Selmani, kryetar i komisionit për emërtimin e rrugëve ka njoftuar se mandati i këtij komisioni ka kaluar, ndërsa ka kërkuar nga anëtarët e Kuvendit që t’i vazhdohet mandati për punë këtij komisioni edhe pak muaj në mënyrë që të përfundohet ky proces ngase është stërzgjatur nga lëshimet dhe ankesat e shumta. Kërkesën për vazhdim të mandatit e ka përkrahur edhe drejtori i Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu duke treguar se mos përfundimi i këtij procesi ka sjellë mjaft sfida. Pas diskutimeve të gjata nga anëtarët e Kuvendit edhe kjo pikë e rendit të ditës kaloi duke i dhënë afat shtesë këtij komisioni deri më 31 dhjetor 2019.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img