Bashkëpronari i kompanisë ndërtimore IDEA-SHPK, Mustafë Grainca, njëherësh zv/ministër në Qeverinë e Kosovës ka deponuar sot në Gjykatën Themelore të Ferizajt një padi private kundër opinionistit ,Dimal Basha, siç tha për shumë shpifje e denigrime në adresë të tij. Ky i fundit, ditë më parë në një medie e ka apostrofuar ,Graincën si kontribues në shumë të këqija e që pasojat po i bartin qytetartë.Pas deponimit të padisë në një paraqitje publike, Mustafë Grainca, ka thënë se në shkrimin e tij i padituri ka përdor shpifje, fyerje e jo fakte dhe me këtë ka dëmtuar personalitetin e tij .Madje ka shtuar se veprimtaria e tij është legale dhe kjo fushatë sipas tij është e qëllimshme
Në anën tjetër Dimal Basha, ka thënë se Mustafë Grainca, e ka të drejtën e padisë, por kjo sipas tij vetëm sa për të futur frigë tek qytetartë.Ka shtuar se nuk është anëtar i asnjë subjekti politik, por prind i dy fëmijëve që jeton në një zonë që për shkak ndërtimeve është shaktërruar komplet pa e përfillur interesin qytetar
Në anën tjetër avokati i palës paditëse, Jeton Berisha, ka thënë se filimisht mediumi ku është botuar shkrimi nuk i ka dhënë hapësirën e reagimit. Ka shtuar se në padi janë përfshirë dokumentet publike që vërteojnë të kundërten e përmbajtjes së deklaratës fyese dhe shpifëse ndaj paditësit që ka të bëj me dëmtimin e rrugëve publike, me mënyrën e ndërtimit të objekteve, paisjeve me dokumentet ndërtimore dhe me kohën kur është formuar kompania.Ka potencuar se kompania IDEA_SHPK është formuar para se në pushtet të jetë PDK dhe se nga 8 leje sa i ka marrë nga komuna e Ferizajt numri më i madh i tyre është lëshuar në kohën e qeverisjes së LDK-së
Dimal Basha, thotë se në këtë çështje nuk e amniston as subjektin që ka lëshuar leje, në këtë rast LDK-ja.Sipas tij drejtësia duhet të veproj ngase askujt nuk i lejohet të shkatërroj pronën publike për shkak të interesit privat.Madje ka shtuar se është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë
Për më tepër Mustafë Grainca, i ka hedhur poshtë mundësitë që ai ta ketë bërë për ndonjë inati personal, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e nxitjes nga dikush tjetër, por që sipas tij do ta vërtetoi gjykata ngase po konsideron se shkrimi është shpifës dhe së në atë shkrim nuk ka mundur ta gjëj vetevetën.Përmes kësaj padie, avokati ka thënë se po kërkohet dëmshpërblim për prishje të imazhit të tij personal dhe firmës ku është bashkëpronar.
Kjo padi është e dyta në harkun kohorë prej tri ditësh që po ushtrohet ndaj personave që opinionet e tyre po i shprehin përmes medieve.Gjykatës i mbetet t’i ballafaqoj faktet dhe të merr vendim për çështjen në fjalë
Must Read