25,11,2024

Vijojnë dëgjimet buxhetore, qytetarët të kënaqur me investimet

Must Read

Turi i dëgjimeve për hartimin e buxhetit po vijon në Ferizaj. Dje, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorët e drejtorive komunale, Arbër Bytyqin e Infrastrukturës, Sebahate Ajeti Sadikun e Financave dhe Arben Halilin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, në ndalesën e parë, takuan në shkollën “Jeta e Re” në Greme, banorët e lokaliteteve Greme, Gaçkë, Varosh, Doganaj, Zaskok dhe Rakaj. I pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se Buxheti i Ferizajt, ndonëse me rritje prej 3 milionë euro më shumë, prapë se prapë, janë obligimet sidomos në kategorinë e investimeve kapitale, që pamundësojnë të zhvillohen projektet që janë kërkesë e komunitetit. Ai shtoi se falë Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ferizaj po zhvillon projekte të mëdha, financimin tërësor të së cilës e kanë mbuluar këto të fundit.

Banorët e këtyre lokaliteteve, theksuan kërkesat e tyre të cilat presin që të realizohen në vitin 2019, mirëpo sfida e gjithësecilit nga përfaqësuesit e këtyre fshatrave, ishte furnizimi me ujë të pijshëm dhe mbeturinat. Ata propozuan edhe zgjidhje të caktuara për problemet përkatëse që shqetësojnë komunitetin e kësaj ane, të cilat u evidentuan nga ekipi prezant i Komunës.

Në vijim, në ndalesën e dytë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu me drejtorët komunal dëgjoi edhe kërkesat e banorëve të fshatrave Neredime e Epërme dhe Neredime e Ulët, Balaj, Pleshinë e Epërme dhe Pleshinë e Ulët, Manastirc, Jezerc e Dubravë. Banorët e këtyre fshatrave dhe kryetarët e këtyre fshatrave thanë se investimet në këto lokalitete nga qeverisja lokale janë rritur, duke përfituar disa projekte, siç është ndriçimi publik, asfaltimi i disa rrugëve, ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Neredime dhe të tjera. Sfidat e këtij komuniteti ishin kryesisht të fokusuara në furnizimin me ujë të pijshëm, menaxhimin e mbeturinave, ndërtimin e shkollës në Neredime si dhe disa përmirësime në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Kërkesat e paraqitura nga banorët u evidentuan në procesverbalin zyrtar të këtyre takimeve dhe Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu në përgjigje të shqetësimeve e kërkesave të banorëve tha se të gjitha kërkesat do të filtrohen, saktësohen dhe planifikohen në bashkëpunim edhe me Kryetarët e zgjedhur të fshatrave përkatëse, në mënyrë që këto investime të realizohen në kuadër të kornizës së mundësive financiare dhe prioritetit që kanë ato për komunitetin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img