14,12,2025

Haradinaj përkujton dëshmorin Nazmi Ukësmajlin

Must Read

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorin e parë të Zonës Operative të Nerodimes, Nazmi Ukësmajlin.

Në 21-vjetorin e rënies se Nazmi Ukësmajlit, Haradinaj ka thënë se kujtimi për dëshmorët që sakrifikuan për ditët që po i jetojmë së bashku është motivim për punë e angazhim në zhvillimin e shtetit.

“Në 21 vjetorin e rënies së tij, përkujtojmë Nazmi Ukësmajlin, dëshmorin e parë të Zonës Operative të Nerodimes duke e përjetësuar sakrificën e tij me shtatoren në Ferizaj. Luftëtarëve dhe bashkëluftëtarëve të Nazmiut, ju uroj Ditën e Veteranit. Kujtimi për dëshmorët që sakrifikuan për ditët që po i jetojmë së bashku, është motivim për punë e angazhim në zhvillimin e shtetit. Lavdi e përjetshme Dëshmorëve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Ramush Haradinaj
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj përgatitet për reshjet, fermerët e mirëpresin projektin

Për shkak të vërshimeve të mundshme, Komuna e Ferizajt ka nisur pastrimin e shtretërve të lumenjve, në mënyrë që...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img