26,11,2024

Asfaltohet degëzimi i majtë i rrugës “Shaban Gashi” në zonën urbane

Must Read

Programi i investimeve në infrastrukturën rrugore në zonën urbane është shtrirë në shumë pjesë të qytetit. Edhe degëzimi i anës së majtë të rrugës “Shaban Gashi” është prekur nga ky planifikim. Për të përcjellë punimet që po kryheshin në këtë zonë tejet të banueshme dhe me infrastrukturë jo komplete deri në këtë projekt, doli edhe i pari i infrastrukturës, Arbër Bytyqi. Ai pa sesi operatori ekonomik, me gjithë makinerinë e nevojshme dhe parametrat teknik, ka asfaltuar këtë rrugë sipas standardeve më të larta të ndërtimit të rrugëve.


Drejtori Bytyqi tha se kjo rrugë paraqet një arterie të rëndësishme të qarkullimit ndërmjet lagjeve në këtë zonë dhe se qeverisja lokale ka investuar 316 mije euro në asfaltimin e rrugëve dhe rrugicave në qytet.

“Në kuadër të asfaltimit të rrugicave të qyteti sot po asfaltojmë edhe rrugët në kuadër të lotos së tretë, ku sot po bëhet asfaltimi i rrugës “Shaban Gashi”, rrugës “Agim Ramadani”, asfaltimi i rrugës “Pashtriku” si dhe asfaltimi i disa rrugicave në rrugën “Kadri Zeka”. E gjithë kjo është në kuadër të vlugut të punimeve bë Drejtorisë së Infrastrukturës, dhe besojmë që asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave të qytetit do të përfundojë brenda muajit korrik”, ka thënë drejtori Bytyqi.

Tutje, edhe banorët e kësaj lagje shprehën falënderimin për qeverisjen lokale që ka orientuar projektin e asfaltimit të rrugës në këtë zonë, lehtësi kjo për qarkullimin e përditshëm të tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img