16,06,2025

Mbyllen 2 qendra masazhi në Ferizaj

Must Read

Inspektorati i Komunës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjegjësisht Njësitin për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Ferizaj, pas një pune hetimore, ka mbyllur 2 qendra masazhi me dyshimin e bazuar për mundësimin e zhvillimit të prostitucionit, me ç’rast janë arrestuar tre persona.

Ky aksion i përbashkët i forcave të rendit dhe Inspektoratit të Komunës ka ardhur si rrjedhojë e vëzhgimeve nga afër të këtyre lokale nga organet e rendit, me dyshimin se po zhvillohej veprimtari e paligjshme.

Lokalet e mbyllara gjendeshin në zonën prapa Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Dr. Shaban Hashani” dhe në rrugën “Kemajl Hetemi” kurse të arrestuarit përkitazi me këtë rast me vendim të prokurorit janë në mbajtje për 48 orë.

Ridvan Berisha, kryeinspektor i Inspektoratit të Ferizajt tha se bashkëpunimi me Policinë e Kosovës dhe vigjilenca e inspektorëve komunal po jep rezultate domethënëse për jetën, sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img