02,12,2025

Ferizaj: Gruaja nuk kërkon dënimin e burrit që e grushtoi

Must Read

Me dënim me kusht është dënuar Ilir Bytyqi burri i cili akuzohet se në prill të vitit 2018-të kishte grushtuar bashkëshorten e tij Zejnepe B.

Vendimi i gjykatës është marrë këtë javë pas një procesi dëshmish e deklarimesh nga prokuroria dhe viktima e rastit.

“Nuk i bashkëngjitëm ndjekjes penale” ka thënë shkurt gruaja para gjykatës.

Ngjarja për të cilën akuzohej Ilir Bytyqi kishte ndodhur në shtëpinë ku jetonin qifti. Prokuroria përshkruan se një konflikt verbal kishte eskaluar në një sulm nga bashkëshorti.  “Fillimisht gruaja ishte tërhequr zvarrë për flokësh e më pas edhe grushtuar “thuhet në aktakuzë

Provat për rrahjen sipas prokurorisë janë edhe në raportet mjekësore të ngjarjes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj nderon 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, Pavarësisë dhe të gjithë Dëshmorëve të Kombit

Ferizaj sot u bashkua me mbarë kombin shqiptar në shënimin e 28 Nëntorit, ditës më të rëndësishme të historisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img