Emergjenca e spitalit të Ferizajt sot ka pranuar një autoambulancë, donacion i kompanisë Kosova Limo.
Burak Gashi, djali i ish punëtorit të Spitalit Fatmir Gashi sot i ka dhuruar Spitalit një autoambulancë për nevojat e emergjencës së Spitalit.
Ky donacion është pritur shumë mirë nga stafi i emergjencës së Spitalit të Ferizajt për faktin se deri më tani kanë vepruar vetëm me një makinë dhe bazuar në nevojat e shumta ky donacion ka qene i mirëseardhur.
“Ky donacion do të thotë shumë për nevojat e Emergjencës së Spitalit në një kohë kur jemi duke operuar vetëm me një autoambulancë e sidomos në këto ditë vere kur kërkesat janë shumë më të medha për intervenim. Një autoambulancë me sa kishim deri më tani ishte shumë vështirë të plotësoheshin kërkesat e pacientëve, e sidomos në rast defekti ishim pa asnjë rezervë. Falënderoi shumë djalin e ish punëtorit të Spitalit Fatmir Gashi, Buarkun i cili jo vetëm këtë herë i ka ofruar ndihmë spitalit” ka thënë Enis Shabani, zëdhënës i Spitalit të Ferizajt.
Ndërsa donatori i kësaj autoambulance, pronar i kompanisë Kosova Lima, Burak Gashi ka thënë se nevojat e Spitalit i njohin qysh nga koha kur ka punuar prindi i tijë në këtë Spital..
“Prindi ka punuar në këtë Spital si vozitës Kemi dhënë edhe më herët makina si donacio0n dhe kjo është vetëm vazhdim i ndihmës tonë këtij Spitali. Makina që i kemi dhuruar Spitalit të Ferizajt është në gjendje të rregullt, është e regjistruar dhe e gatshme për përdorim. Ky as nuk është donacioni i parë por edhe nuk do të jetë i fundit. Besoj edhe në të ardhmen do të ndohmojm spitalin në mënyrë që tu ofroj pacientëve shërbime sa më të mira” ka thënë Burak Gashi.
Edhe përgjegjësi i Emergjencës së Spitali Sefedin Fazliu ka falënderuar donatorin për këtë donacion.
“Kjo nuk është hera e parë që nga kjo kompani marrim dhuaratë auroambulancë, Edhe më herët nga prindi I Buraku, Fatmir Gashi kemi pranuar një dhuratë të njejtë më herët.Kjo dhuratë do të jetë një ndihmë shumë e mirë për shërbimin emergjentë pasi deri më tani kemi operuar vetëm më një autoambulanc. Kjo autoambulancë është një mundësi e mirë që edhe ne tu ofrojmë pacientëve shërbime më të mira po edhe një siguri më të madhe në shërbim pasi vetëm me një të tillë deri më tani ka ndodh që gjatë problemeve teknike të mbetemi pa shërbim. Falendrojë shumë Burak Gashin për këtë ndihmë i cili ka vazhduar edhe traditën e babait të tijë.” Ka thënë Sefenin Fazliu, përgjegjës në Shërbimin Emergjentë në Spitalin e Ferizajt