17,11,2024

Sfarqa akuzohet nga bashkëpartiakët se ka uzurpuar LDK-në në Ferizaj

Must Read

Një pjesë e Kryesisë së Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Ferizaj ka adresuar kritika ndaj kryetarit të degës, Muharrem Sfarqa, për të cilin kanë thënë se ka dy muaj që nuk është duke e thirr mbledhjen e kryesisë dhe se po mban kuvende ilegale, duke e injoruar kryesinë.

Nënkryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Faruk Guri, ka thënë se e ka kontaktuar Sfarqen disa herë me kërkesë për mbledhje për t’u informuar për procesin zgjedhor, por i njëjti i ka injoruar.

Ai ka thënë se Sfarqa e ka uzurpuar LDK-në. “Muharrem Sfarqa e ka uzurpuar edhe procesin zgjedhor të LDK-së. Asnjë informacion nuk kemi që dy muaj, që është shpall procesi zgjedhor”, ka thënë ai.

Ndërsa, Sahit Krasniqi ka thënë se procesi nëpër të cilin po kalon Dega e LDK-së në Ferizaj është duke e dëmtuar këtë subjekt. Sipas tij, Muharrem Sfarqa dhe Adem Salihaj janë duke krijuar probleme dhe tensione në parti dhe jo persona nga partitë e tjera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img