Procesi për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave dhe zonave urbane në Komunën e Ferizajt tashmë kanë përfunduar. Kështu ka bërë të ditur drejtorja e Drejtorisë së Administratës dhe Personalit Aurora Ramadani, përmes një konference për medie. Ajo ka thënë se ky proces ka pasur rrjedhë normale dhe nuk ka pasur probleme të theksuara.
“Në bazë të rregullores pritet që këta kryetar të fshatrave fillimisht duhet ta zgjedhin këshillin e fshatit dhe në bazë të një udhëzimi administrativ i cili ka hyrë në fuqi me 28 qershor -parashihet që këta kryetar të mbajnë 6 mbledhje obligative gjatë tërë vitit me komunën, ku do të raportojnë si dhe për të gjitha kërkesat që kanë banorët e fshatrave apo lagjeve që i përfaqësojnë”, – tha Ramadani.