09,06,2025

Në UShAF po qëndron Katarzyna Adamiak nga Universiteti i Ekologjisë dhe Menaxhimit në Varshavë

Must Read

Katarzyna Adamiak, profesoreshë nga Universiteti i Ekologjisë dhe Menaxhimit në Varshavë të Polonisë, po qëndron në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të të dyja këtyre institucioneve.

Gjatë qëndrimit në Universitet, Katarzyna pati takime të shumta me stafin akademik duke shkëmbyer përvojën, njohuritë dhe metodat e funksionimit të të dyja Universiteteve.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, u shpreh i kënaqur që ky bashkëpunim po vazhdon të rritet dhe mes tjerash përmendi faktin që deri më tani janë realizuar disa shkëmbime të stafit dhe studentëve të cilët kanë përfunduar studime semestrale në këtë Universitet.

Ndërsa, për UShAF dhe stafin e tij, Katarzyna u shpreh se ndjehet rehat dhe e mirëpritur nga ana e tyre. Po ashtu, ajo ishte e mahnitur me infrastrukturën e Universitetit dhe punimet të cilat i kanë bërë studentët në objekt. Gjithashtu, ajo vlerësoi lartë raportin e krijuar mes studentëve dhe stafit akademik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, profesor Azem Llabjani

Ferizaj, 8 qershor 2025 — Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img