Projekti “Bashkimi i Qytetit” është projekti më i madh që po realizohet nga qeveria komunale e Ferizajt. Edhe pse herë pas herë ka pasur reagime për pengesat që u kishte sjellë ky projekt disa bizneseve po del që ky projekt ka tejkaluar edhe pritshmëritë e zyrtarëve komunal dhe skeptikëve dhe dalngadal po merr formën e tijë.
Me dinamikën e punimeve është i kënaqur edhe drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi i cilia tha se, nëse vazhdon kjo tempo e punimeve dhe nuk ka diçka të paparashikuar mundet që ky projekt të realizohet jo vetëm në kohë po ndoshta edhe më herët.
“Projekti Bashkimi Qytetit është duke vazhduar realizimin sipas planit dinamik të paraparë e në disa raste ka tejkaluar edhe pritshmëritë për faktin se gjatë muajit të fundit ka pasur reshje të shumta dhe kanë vështirësuar punimet. Sipas dinamikës së punimeve dhe planit pritet që shumë shpejt punimet të fillojnë edhe në pjesën e hekurudhës e ku do të kryhen në dy pjesë dhe nuk do të pengohet as qarkullimi i trenit” ka thënë Bytyqi.