16,05,2024

Dega e AAK-së në Ferizaj vazhdon shtrirjen e sajë

Must Read

Dega e AAk-së në Ferizaj ka vazhduar aktivitetin e sajë  në konsolidimin e radhëve të saja dhe formimit të nëndegëve të reja në Komunën e Ferizajt.

Kryetari i degës së AAK-së në Ferizaj, z. Xhavit Zariqi sot ka zhvilluarnjë takim në fshatin Cërnillë   ku është formuar edhe nëndega e këtij subjekti politik në këtë fshat.

Me këtë rast  është bërë edhe zgjedhja e kryetarit, ku pas votimeve  Bonis Grainca  është zgjedhur kryetar i nëndegës.

Kryetari i degës Xhavit Zariqi me këtë rast ka falënderuar të pranishmit për  punën e tyre në këtë subject politik si dhe të anëtarësuarëve të rinjë u ka dëshiruar mirëseardhje.

 “Në pasditën e sotme u formua nëndega e fshatit Cërnillë, me ç’rast përpos zhvillimit të punimeve të kuvendit zgjedhor të kësaj nëndege, kishte edhe antarësime të reja të banorëve të cilët u bashkuan drejt qëllimit dhe vizionit të AAK-së për zhvillimin e Komunës së Ferizajt. Kryetar i nëndegës së fshatit Cërnillë, me vota unanime u zgjodh Bonis Grainca. Struktura e antarëve përbëhet nga antarë me vyrtyte e potenciale të larta si dhe me vlera historike ndër gjenerata. Kryetarit dhe antarëve i urojmë shëndet e suksese në angazhimin e tyre politik. Na priftë e mbara! AAK-Dega Ferizaj” ka thënë  Zariqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img