Në Vojnovc të komunës së Shtimës është bërë inaugurimi I shtëpisë së ndërtuar për fëmjitë e veteranit Bekim Mehmeti – Zharava
Në këtë ceremony të inaugurimit morën pjesë bashkëluftëtarë të veterainit Bekim Mehmetit-Zharavës, idhëheqës të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, struktura politike dhe bashkëfshatarë të fshatit Vojnovc.
Me rastin e inaugurimit të shtëpisë për veprën, kontributin dhe sakrificën e Bekim Mehmetit-Zharavës foli ish eprori i lartë i UÇK-së, deputeti Elmi Reçica.
“Sot po bëjmë përurimin e shtëpisë së familjes së luftëtarit, veteranit të ndjerë të UÇK-së, Bekim Mehmeti-Zharava, i cili pas vetes la kontributin dhe sakrificën për lirinë dhe pavarësinë Kosovës dhe një familje të shkëlqyer. Ndjenja altruiste dhe kujdesi shoqëror i kombit shqiptar gjithmonë ka qenë një nga virtytet tona të fuqishme, në vazhdën e aktiviteteve kushtuar 20 vjetorit të çlirimit të komunës së Kosovës, bashkarisht me komunitetin e fshatit, bashkëluftëtarët e Bekimit, veteranët dhe invalidët e UÇK-së, njerëzit e vullnetit të mirë, kontribuesit për ndërtimin e shtëpisë, solemnisht e përuruam dhe festuam këtë moment të veçantë. E gëzofshi shtëpinë familja Mehmeti!” ka thënë Reçica
Ndryshe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , Bekim Fadil Mehmeti (Zharava) nga Vojnovci i Shtimes kishte ndërruar jetë në moshën 46 vjeçarë më 3 Dhjetor 2016.
Varrimi i veteranit ishte bërë nën përcjellje edhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës.