28,08,2025

Haradinaj bisedon me fermerët ferizajas që protestuan para qeverisë, u premtoi diçka!

Must Read

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një bashkëbisedim me fermerët e Ferizajt që protestuan sot para Qeverisë për kompensimin e dëmeve natyrore në kulturat e tyre.

Haradinaj u tha atyre se Qeveria në vazhdimësi është munduar t’i shqyrtoj dhe akomodoj kërkesat e fermerëve dhe se edhe kërkesa e tyre do të marr trajtim.

“Shpreha nevojën e krijimit të një sistemi shtetëror për kompensimin e dëmeve, nismë kjo e inicuar vitin e kaluar në ekzekutiv dhe e cila nuk është trajtuar asnjëherë më parë.

Krijimi i një baze ligjore për përkrahjen e fermerëve edhe në këtë drejtim, është nevojë e pashmangshme dhe ne do të angazhohemi për këtë aspekt”, ka deklaruar Haradinaj. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img