16,11,2024

Nehat Mustafa kërkon që deputetët ferizajas dhe komuna e Ferizajt tu dali në ndihmë bujqve ferizajas

Must Read

Pas protestave të bujqve ferizajas para Qeverisë së Kosovës,  për kompensimin e dëmeve nga vërshimet dhe përgjigjes së Kryeministrit Haradinaj se nuk ka mjete , ka  reaguar asamblisti Nehat Mustafa i cili ka kërkuar që urgjentisht  të të veprojnë në përkrahje  të bujqve ferizajas

Ky është reagimi I plotë I Nehat Mustafës, asamblist në Asamblenë Komunale në Ferizaj

Kjo është skandaloze Z. Kryeministër, 
Deputetët ferizajas duhet të veprojnë urgjentisht në përkrahje të bujqve ferizajas

Deputetët ferizajas në Kuvendin e Kosovës duhet të dalin hapur në përkrahje të kërkesës së drejtë të bujqve ferizajas. Puna e të gjithë bujqve është e shenjët edhe si në Rahovec, Suharekë, por edhe në Ferizaj dhe gjithë Kosovën.

Prandaj, 4 deputetët ferizajas pjese e koalicionit qeverisës duhet urgjentisht të takohen dhe të kushtëzojnë vazhdimin e kësaj qeverie me kompensimin e dëmeve që u janë bërë bujqve ferizajas.
Edhe Kuvendi Komunal në Ferizaj duhet të mblidhet urgjentisht për ta debatuar dhe përkrahur këtë kërkesë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img