08,11,2025

Arrestohen tre të dyshuar për grabitje në Ferizaj

Must Read

Pas hetimeve intensive, hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve Ferizaj ,kanë arritur që të identifikojnë tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të grabitjes. Hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e
kësaj veprave penale.

Të dyshuarit, R.SH. (m/sh/k 22 vjeç), V.L. (m/sh/k 19 vjeç) dhe A.N. (m/sh/k 27 vjeç), më datën 28.07.2018, rreth orës 21:00 minuta,në Ferizaj rr.,,Bajram dhe Gursel Sylejmani” në filialën e Money Gram,të maskuar dhe nën kërcënim të armëve nga punëtori kanë grabitur rreth 8.000 mijë
euro duke u larguar në drejtim të panjohur.

Gjatë intervistimit , në prani të avokatëve mbrojtës, të dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprën e kryer. Të dyshuarve, prokurori i shtetit ua ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

Dyshohet se të njëjtit kanë kryer edhe disa vepra të tjera të grabitjeve dhe vjedhjeve të rënda në Ferizaj dhe rrethinë ku janë duke u zgjeruar hetimet në këtë drejtim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img