Para pak çastesh ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.
Në këtë aksident ka marrë lëndime të lehta drejtuesja e makinës, një grua rreth moshës 30 vjeçare e cila sipas dëshmitarëve ishte edhe shtatëzënë, dhe dy pasagjerë tjerë.
E lënduara është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt dhe është jasht rrezikut.
Policia e trafikut gjendet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Sipas dëshmitarëve okular deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesi i kamionit të kompanisë “Bardhi” ka tentuar të kthehet djathtas nga korsia e cila nuk lejon një veprim të tillë dhe i ka bllokuar rrugën drejtueses së makinës, gjë që shihet edhe nga fotot e bëra nga gazetari i Ferizajpress në vendin e ngjarjes.