27,08,2025

Në Sazli të Ferizajt përkujtohet dëshmori Arsim Rexhepi

Must Read

Në Sazli të Ferizajt është përkujtuar  dëshmori  i kombit Arsim Rexhepi  dhe është shënuar dita e shkollës e cila mbanë emrin e dëshmorit.

Me rastin e  përkujtimit të rënies së dëshmorrit  dhe shënimit të Dits së Shkollës “Arsim rexhepi” morën pjesë deputeti  Elmi Reçica, drejtori I Arsimit të Ferizajt Afrim Llabjani, drejtor të Qeverisë komunalë, udhëheqës të  Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, familjarë , nxënës të shkollës dhe shumë qytetarë.

Me këtë rast në një fjalë rasti  deputeti Elmi Reçica ka çmuar lartë veprën heroike të dëshmorit Arsim Rexhepi i cili ra  në Altarin e Lirisë në Betejën e Koshares.

“Ndihem krenarë  që sot gjendem në shënimin e Ditës së Shkollës e cila  me shumë krenari mbanë emrin e  luftëtarit të Lirisë, Dëshmorit të Kombit,Arsim Rexhapi  i cili ra në altarin e lirisë  në luftimet  e Betejës së Koshares” ka thënë Reçica.

Reçica tha se  Dëshmorët janë ata të  cilët  na obligojnë që të çojmë amanetin e tyre në ndërtimin e shtetit, të  bëjmë realitet ëndrrën e tyre për të cilën ata dhanë më të shtrenjtën, jetën e tyre.

Në fjalën e tij Reçca tha se edhe kontributi i tijë në këtë drejtim nuk do të mungojë asnjëherë dhe asnjëherë nuk do të ndalet në punën e tij drejt krijimit të kushteve sa më të mira për qytetarët e sidomos nga bashkëqyetarët  ferizajas.

“Jam angazhuar personalisht që të iniciojë kërkesën e qytetarëve   dhe ta drejtojë në  institucionet përkatësë  për kyçje në autostradën “Arbën Xhaferi”. Kjo kyçje do të filloi në rrugën “Driton Islami” dhe do të  përshkojë fshatrat Sazli  dhe Papaz e që njëherit di ti bie rreth lumit  të Sazlisë dhe  shkollës “Arsim Rexhepi”. Bashkariishtë  me institucionet  përgjegjëse  qo të përkushtohemi  që të realizojmë  ndërtimin e shkollës së  re në një hapësirë  publike ndërmjet fshatrave  Sazli dhe Papaz  si dhe në rehabilitimin e lumit të Sazlisë” ka thënë  deputeti Reçica

Në fund u vendosën kurora të freskëta me lule pran bustit të dëshmorit Arsim Rexhepi, ndërsa nxënësit shfaqën një program të pasur kulturo-artistik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img