26,12,2024

Dy vjet burgim dhe 500 euro gjobë ndaj M.S. për veprën penale grabitja

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për Krime të Rënda, më 11 Qershor 2019, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit M.S i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale grabitja nga neni 317 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK).

Kryetari i trupit gjykues Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar, pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprën penale me të cilën e ngarkon akuza, të pandehurin M.S, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro.

I pandehuri akuzohet së më 12 maj 2019 në Ferizaj, së bashku me të miturën D.S me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze duke e sulmuar jetën dhe trupin e të dëmtuarës S.H, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme e që vetës ti sjellin përfitim pasuror, fillimisht i pandehuri e ka kapur me duar për fyti të dëmtuarën duke ia marr me forcë telefonin, ndërsa e mitura D. ia kishte marr çantën nga krahu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img