10,09,2025

Jetullah Sylejmani fitues i çmimit “Ditët e Kulturës-2019” në Ferizaj

Must Read

Pas shumë sukseseve në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar vepra e artistit Jetullah Sylejmani u vlerësua për herë të parë edhe në qytetin e tij në Ferizaj me Çmimin “Ditët e Kulturës – 2019” në Ekspozitën tradicionale “Ditët e Kulturës” e organizuar nga SHAF “Zef Kolombi” dhe Galeria e Arteve – Ferizaj.
Ndarjen e çmimit dhe hapjen zyrtare të ekspozitës e bëri drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhemile Murati – Shabani.
Në këtë ekspozitë morën pjesë rreth 30 artistë me punime në mediume të ndryshme artistike si vizatim, pikturë, skulpturë, Grafikë, Karikaturë, Instalacion, art Konceptual, Fotografi etj.
Punimet e artistëve për nga përmbajtja e tyre konceptuale dhe artistike u vlerësuan nga ana e jurisë në përbërje prej Prof. Burim Ukiçi (kryetar i jurisë), Prof. Zenun Sherifi (anëtar) dhe Laura Brahimi (anëtare), ndërsa si Kurator i ekspozitës ishte Ilmi Sadiku. Në këtë edicion të kësaj ekspozite Galeria e Arteve ndau mirënjohje për artistin Emin Hasani për punën dhe kontributin e dhënë ndër vite në artin pamor në Ferizaj.

Jetullah Sylejmani ka ekspozuar dhe prezantuar punën në ekspozitat dhe institucionet më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare si Galeria Kombëtare e Kosovës, Galeria Kombëtare e Maqedonisë, Muzeu Kombëtar i Shqipërisë, Qendra për Art Bashkëkohor Stacion Prishtinë, Art House në Shkodër, Cittadelarte në Itali, Galeria Art-Villamagna në Francë, Galleria Arte Maggiore “ICREATTIVI” RioneMonti në Romë – Itali, Ambasada Amerikane në Prishtinë, Ekspozitë në Zarë – Kroaci, Biblioteka Editrice Vaticana në Romë – Itali etj.
Ky çmim për artistin Jetullah Sylejmani vie pas disa sukseseve paraprake artistike, ku në të gjitha ngjarjet dhe ekspozitat artistike është vlerësuar nga juritë e pavarura, kredibile, profesionale e ndërkombëtare si:
Në vitin 2017 është përzgjedhur që ta përfaqësoj shtetin e Kosovës në Bienalen e Artistëve të Evropës dhe Mesdheut “Mediterranea” (Biennale des Jeunes Créateurs de l’Europe et de la Méditerranée) përzgjedhur nga kuratorja Maja Ćirić dhe Driant Zeneli.
Në vitin 2017 ishte finalist i ekspozitës bashkëkohore “Çmimi Artistët e së nesërmes” fondacioni (YVAA) Neë York dhe Ambasada Amerikane, Qendra për art Bashkëkohor STACION – Prishtinë, përzgjedhur nga juria ndërkombëtare Charles Esche, Erëmirë Krasniqi, Nataša Petrešin, Adrian Deva dhe Renaud Proch;
Në vitin 2017 për një periudhë dyjavore qëndroi në rezidencën për art bashkëkohor në Cittadelarte /Fondacioni Pistoletto – Biella të Italisë dhe Art House në Shkodër me mentor Adrian Paci.
Në vitin 2017 në edicionin e dytë të ekspozitës çmimi “AR” fitoi çmimin e dytë, nga juria ndërkombëtare Basak Senova dhe Ivan Moudov;
Në vitin 2017 ishte finalist i ekspozitës bashkëkohore “Artistët e rinj” edicioni i dytë – Galeria Kombëtare e Kosovës, përzgjedhur nga juria ndërkombëtare Başak Şenova, Ivan Moudov dhe Adem Rusinovci;
Në vitin 2017 ishte finalist i ekspozitës bashkëkohore “AR” edicioni i parë – ku ekspozoni në Galerinë Nacionale të Maqedonisë, përzgjedhur nga juria ndërkombëtare;
Në vitin 2016 ishte finalist i ekspozitës bashkëkohore “Artistët e rinj” edicioni i parë – Galeria Kombëtare e Kosovës, përzgjedhur nga juria ndërkombëtare Natacha Guibeau, Ibro Hasanovic, Leutrim Fishekqiu, Sislej Xhafa, Adrian Paci dhe Maksut Vezgishi;
Në vitin 2014 ishte finalist i ekspozitës bashkëkohore “Çmimi Artistët e së nesërmes” fondacioni (YVAA) Neë York dhe Ambasada Amerikane, Galeria Kombëtare e Kosovës, përzgjedhur nga juria ndërkombëtare Niels Van Tomme, Lucia Gavulová, Rozafa Basha, Thierry Bal, Slaven Tolj dhe Rudina Xhaferi.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img