27,11,2024

Agim Aliu dënon ashpër sulmin në Ferizaj ndaj shtetases së nacionalitetit rom, kërkon të ndëshkohen autorët

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu pas marrjes së njoftimit dhe skenave të tmerrshme të cilat qarkullojnë edhe në mediat sociale dhe të tjera ku shihet një shtetase e Republikës së Kosovës e komunitetit rom që sulmohet nga një grup të rinjsh në qendër të Ferizajt, DËNON ASHPËR aktin e dhunës së paprecedent ndaj një qytetare të vendit, krejtësisht e pafajshme e vërtetuar edhe me qëndrimet e organeve të sigurisë.

“Ky rast i izoluar më së paku shpërfaqë mikpritjen për të cilën dallohet qyteti ynë dhe tolerancën e kultivuar ndër vite mes njëri-tjetrit. Dënoj aktin e dhunës ndaj qytetares e cila është sulmuar sot nga një grup të rinjsh në Ferizaj dhe kërkoj nga organet e drejtësisë dhe sigurisë që në afat sa më të shpejt të marrin masat e nevojshme përkitazi me legjislacionin në fuqi. Institucionet komunale distancohen nga kjo dhunë dhe si të tillë, kërkojmë dënimin e kryesve të këtij akti të shëmtuar dhe kundër vlerave qytetare e njerëzore” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

Nga burimet e Komunës së Ferizajt, qytetarja e nacionalitetit rom gjendet në organet e sigurisë dhe po merr trajtimin e nevojshëm ligjor, nën mbikëqyrjen e organeve përkatëse sociale. Komuna e Ferizajt është e gatshme të ofroj gjithë ndihmën e nevojshme në kompetencën e saj për të trajtuar dhe ndihmuar në këtë rast.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img