29,12,2024

Prezantohet draft harta zonale për tërë Republikën e Kosovës

Must Read

Këtë të enjte në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, është bërë prezantimi i hartës zonale për tërë Republikën e Kosovës nga Instituti i Planifikimit Hapësinor. Ky draft i kësaj harte gjatë ditës së sotme është prezantuar para zyrtareve komunal të Drejtorisë së Urbanizimit.

Luan Bushi-drejtori i Institut të Planifikimit Hapësinor, ka thënë se po prezanton draftin e parë të hartës zonale të Kosovës, e në të cilin po marrin pjesë edhe komunat e rajonit të Ferizajt. Ai hartën zonale e ka quajtur të një rëndësie shumë të madhe e më të cilën duhet të funksionoj çdo komune e Republikës së Kosovës.

“Është planifikuar që me datën 19 qershor të bëjmë edhe hapjen zyrtare të shqyrtimit publik për hartën zonale, prezantimi do të behet para të gjitha komunave të Republikës së Kosovës dhe do të diskutohen edhe tema të rëndësishme sa i përket këtij dokumenti”, ka thënë Bushi, përderisa e ka vlerësuar tejet lart edhe bashkëpunimin e Komunës së Ferizajt me këtë Institut sa i përket përgatitjes së draftit të parë të hartës zonale.

E nga ana tjetër drejtori i Urbanizmit Lulzim Aliu, është shprehur se Komuna e Ferizajt është ndër komunat e vetme në nivel republikan që ka gati e ka përmbyllur procesin e hartimit të hartave zonale. Ai tutje tha se dokumenti i hartës zonale është njëri prej dokumenteve më të rëndësishme të planifikimit.

Procesi i hartave zonale po bëhet për herë të parë në Republikën e Kosovës dhe është një proces shumë i rëndësishëm. Sipas zyrtareve kjo hartë zonale do të jetë për 8 vitet e ardhshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img