12,05,2024

Nesër përurohet autostrada Prishtinë–Shkup

Must Read

Pas një pune të gjatë prej disa vitesh, nesër do të përurohet autostrada gjigante “Arbën Xhaferi”, në hapje të së cilës do të marrin pjesë krerët e shtetit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli do të jenë të pranishëm në ceremoninë inauguruese që do të mbahet nesër në mesditë, shkruan Indeksonline.

“Në orën 12:00, presidenti Thaçi merr pjesë në ceremoninë e hapjes së segmentit R6 të autostradës ‘Arbën Xhaferi’”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në Han të Elezit ka plan që të shkojë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

“Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në ceremoninë e hapjes së segmentit R6 të autostradës ‘Arbën Xhaferi’”, shkruan zyra e Kryeparlmanetarit.

Hapja e Autostradës Prishtinë-Shkup po bëhet me pesë muaj vonesë. Ajo ka pasur plan që të hapet më 31 dhjetor të vitit 2018.

Autostrada po lëshohet në qarkullim, ndërsa Kosova do të paguaj ekstra Bechtel & Enka-s 54 milionë euro për shkak të vonesave të pagesave gjatë këtyre viteve kur po ndërtohej autostrada.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Komuna e Ferizajt ndan 260 serra për ferizajasit

Komuna e Ferizajt, respektivisht Drejtoria e Bujqësisë ka bërë publikimin e përfituesëve të serrave 50 m2 për vitin 2024. Ky...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img