Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Universitetin e Nigdes në Turqi, nga profesori i këtij Universiteti, Prof. Dr. Fatih Çetin, për stafin akademik të UShAF u mbajt Punëtori me temën “Metodologjia Kërkimore në Studimet e Menaxhmentit”.
Fillimisht, profesori Çetin u prit nga Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i cili i uroj mirëseardhje dhe e falënderoi për shkëmbimin e eksperiencës së tij me stafin akademik të UShAF. Po ashtu, Rektori përmendi faktin se një numër i stafit akademik të UShAF tani më janë duke përfunduar studimet e doktoraturës në Universitetin e Nigdes.
“Jemi shumë të privilegjuar që sot në mesin tonë kemi një ndër profesorët më të mirë të Turqisë, si ekspert i shkencave sociale, nga i cili stafi jonë do të përfitoj njohuri për kërkimet shkencore nga kjo lëmi e cila tek ne mungon, sepse Universiteti ynë anon më shumë nga shkencat e aplikuara teknike”, tha Rektori.
Ndërsa, Profesori Çetin falënderoj rektorin Bajraktari për ftesën, njëherit u shpreh i lumtur që i është dhënë mundësia të njihet me vendet e bukura të Kosovës dhe mikëpritjen e popullit kosovar. Po ashtu, gjatë vizitës së hapësirave të Universitetit u shpreh i kënaqur nga infrastruktura moderne që posedon Universiteti.
Gjatë trajnimit, profesori Çetin shpjegoj se si udhëheqja promovon kreativitetin individual dhe rolin ndërmjetësues të angazhimit efektiv, metodologjinë, hapat për të shkruar një hulumtim të suksesshëm, mjetet për të mbledhur të dhëna dhe procedurat tjera se si përgatitet materiali i nevojshëm gjatë përgatitjes së një punimi shkencor.