27,11,2024

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi për mbikalimin e Paldenicës në Han të Elezit

Must Read

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të hënën nënshkroi memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma, për përkrahje financiare të këtyre projekteve infrastrukturore:

1. Ndërtimi i mbikalimit të Paldenicës në autostradën Arbën Xhaferi;
2. Asfaltimi i rrugës Paldenicë – Dërmjak
3. Asfaltimi i rrugës në fshatin Dimcë
4. Asfaltimi i rrugës së Paldenicës që kalon nëpër kazermë ku është vendosur Policia

Ky memorandum është rezultat i zotimit të ministrit Lekaj që të gjej zgjidhje për kërkesat e banorëve të Paldenicës së Hanit të Elezit. Ai ritheksoi se do të përmbushë të gjitha zotimet e dhëna ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, për projekte efikase infrastrukturore.

Kryetari Suma, falënderoi ministrin për gatishmëri që t’i dalë në ndihmë për realizim të projekteve në komunën që ai drejton.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img