Në moshën 75 vjeçare është ndarë nga jeta , Rifat Abdullahu.
I ndjeri me profesion ishte jurist, për vite të tëra bartës i shumë funksioneve në institucionet e drejtësisë.Studimet e lartë në fushën e jurispodencës i kreu në Prishtinë, ndërsa një kohë punoi edhe si mësimdhënës.
Kontributi i tij shquhet në drejtësinë kosovare, punoi si avokat publik, gjykatës në Gjykatën Komuale të Ferizajt, për një kohë ishte edhe kryetar i kësaj Gjykate.
Vdekja e gjeti në pozitën e avokatit. I ndjeri prapa vetës ka lënë familjen, bashkëshorten, djemtë, vajzat, nipat dhe mbesat.
Ceremonia e varrimit pritet të zhvillohet nesër në ora 13 :30 në varrezat e fshatit Brod të Shtërpces.
Ndërsa, një mbledhje komemorative për të ndejrin është paralajëmruar që të mbahet sot në ora 14 në Teatrin “Adriana”.