Banorët e fshatit Cërnillë kanë mbetur pa rrymë. Një kamion transportues ka bërë që shtylla e rrymës të bie mbi të dhe ka shkaktuar ndërprerjen e rrymës për këtë fshat.
Por edhe pse duket që kamioni ishte shkaktari del se ai ishte duke kaluar në rrugën kryesore dhe larg shtyllës por telat e rrymës ishin ata të cilët kishin rënë shumë poshtë dhe për pasojë tërheqja e tyre rrëzoi edhe shtyllën.
KEDS ka kohë që ka proklammuar se po bënë investime në rrjetin elektrik dhe shumë herë për këtë qëllim ka pasur ndërprerje të rrymës, por tela të varur dhe shtylla që rrezikojnë banorët dhe makinat më të larta gjinden gjithandej.
Këto varje dhe vendosja e tyre pa ndonjë kontrollë duhet të jetë prioritet I KEDS-it pasi kjo po paraqet rrezik edhe për vozitësit e makinave të rënda dhe po pengon qarkullimin e tyre nëpër rrugët kryesore.