Në Ferizaj sot ka përfunduar Kampionati i Kosovës në volejboll për grupmoshën U18, ku Kastrioti arriti të shpallet Kampion i Kosovës për vitin 2018/19. Duke fituar ndaj Ferizajt në finale.
Kupën ekipit fitues i’a ndau kryetari i FVK- së z.Abedin Ibrahimi, ndërsa medaljet për vendin e parë dhe të dytë i ndanë Sekretari i Përgjithshëm i FVK-së z.Valon Nikqi, Komesari i Garave z.Lulzim Gërguri si dhe anëtarët e Bordit, Milot Syla e Kemajl Luzha.
Rezultati i ndeshjes finale është ky:
KV Kastrioti – KVF Ferizaj 3:0
(25:17, 25:17, 25:20)