11,09,2025

Në 20 vjetorin e rënies, përkujtohet Dëshmori i Kombit, Enver Topalli

Must Read

Sot, 20 vjet nga Masakra në Burgun e Dubravës, krerë shtetëror të nivelit lokal dhe qendror, u mblodhën në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, për t’i bërë homazhe pranë varrin, jetës, veprës dhe sakrificës së Dëshmorit të Kombit, Enver Topalli.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica dhe Mexhide Mjaku Topalli, kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj, Gafurr Bytyçin, kryetarin e OVL-së së UÇK-së në Ferizaj, Rafiz Sejdiu, familjarë të dëshmorit Topalli dhe qindra qytetarë vendosën kurora lulesh në varrin e Dëshmorit të Kombit, Enver Topalli në 20 vjetorin e rënies së tij, në Masakrën e Dubravës.

Familjarë, miq dhe drejtues të shtetit, në këtë përvjetor të 20-të, me dhembje e krenari nderuan sot veprën sublime të Dëshmorit të Kombit, Enver Topalli.

Me dhembje e pikëllim, por edhe krenari, në 20 vjetorin e rënies, Dëshmorin e Kombit e përkujtoi i biri i tij, Edlir Topalli.

“Sot jemi mbledh ta përkujtojmë babin në 20 vjetorin e rënies në Burgun e Dubravës, një ditë e dhembshme që duhet me përkujtu, lavdi për të gjithë dëshmorët e Kosovës që kanë rënë e kanë dhënë jetën, që ne sot të jemi të lirë, ta gëzojmë lirinë” tha Edlir Topalli, i biri i Dëshmorit të Kombit, Enver Topalli.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj, Gafurr Bytyçi vlerësoi lartë heroizmin e Dëshmorit të Kombit, Enver Topalli dhe sakrificën e gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë e Kosovës.

“Sot është dita kur në mënyrën më monstruoze, më makabre, soldateska serbe i vrau njerëzit, i bombardoi njerëzit në Burgun e Dubravës. Me të gjitha të drejtet ndërkombëtare, në gjithë botën të burgosurit e kanë një garancion nga shteti që i ka burgosur por shteti që i ka burgosur afër 200 djem të rinj shqiptarë, patriotë, i ekzekutoi në mënyrën më makabre në Dubravë. Në grupin e atyre njerëzve që u ekzekutuan në Dubravë ishte edhe Enver Topalli, Ahmet Hoxha nga Ferizaj. Ne si shoqatë e familjeve të dëshmorëve dhe si komb patjetër se krenohemi me jetën dhe veprimtarinë e Enver Topallit i cili nuk kurseu asgjë nga jeta për kombin dhe atdheun” tha Gafurr Bytyçi, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj.

Përkujtimi për Dëshmorin e Kombit, Enver Topalli vijoi edhe në Greme, në shkollën e fshatit që mban emrin e tij, ku në ditën e shkollës, drejtuesit e shkollës dhe nxënësit kishin përgatitur një program kulturor- artistik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img