16,05,2024

Bashkëpunëtori i afërt i Presidentit Rugova, Adnan Merovci i dhuroi Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, librin e tij “Kështjella e (Mos) Marrëveshjes”

Must Read

Ditën e sotme, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me zyrtarin komunal, Bashkim Haxhimusa, pritën sot në takim, autorin e librit me refleksione historike e politike, “Kështjella e (Mos) Marrëveshjes” me autor Adnan Mervocin, bashkëpunëtorin shumëvjeçar dhe shoqëruesin e Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Duke qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejt në periudhat më vendimtare të historisë së re të Kosovës, siç është Marrëveshja e Rambujesë, Merovci ka grumbulluar, sistemuar dhe prezantuar një mori kujtimesh, dokumentesh e momentesh përgjatë këtij procesi historik për Kosovën.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu falënderoi autorin për librin dhuratë duke vlerësuar se vepra të tilla, dokumentojnë të kaluarën tonë jo të largët politike e historike si dhe bazën mbi të cilën studiuesit e historisë e historiografisë mund të zhvillojnë tutje hulumtime të kësaj natyre.

Libri “Kështjella e (Mos) Marrëveshjes” me autor Adnan Merovcin do të promovohet edhe në Ferizaj, këtë të shtune në ora 12:00 në Teatrin “Adriana”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img