29,04,2024

Gratë asambleiste të Kuvendit të Komunës së Ferizajt mbjellin pemë për një jetë më të shëndetshme.

Must Read

 Sfidojnë edhe meshkujt për t’u zgjeruar fushat e gjelbëra

Gratë këshilltare të Komunës së Ferizajt kanë realizuar sot një iniciativë interesante në përkrahje të mjedisit sa më të pastërt.

 Ato kanë mbjellur 15 pemë të ndryshme në oborrin e shkollës së mesme për Agrobiznes dhe Teknologji “Zenel Hjadini” .

Thanë se aktualisht ka pak kujdes për ambientin dhe prerje të pakontrolluar të drunjëve prandaj duhet rritur vetëdija që me pak angazhim mund të jetohet në ajër më të pastërt.

Ndërkaq u kanë bërë ftesë edhe kolegëve të tyre meshkuj që të mbjellin pemë në mëyrë që hapësirat e gjelbërta në Ferizaj të jenë sa më të mëdha.

 Edhe këshilltaret e tjera komunale potencuan se nevoja për më shumë pemë e parqe në Ferizaj është evidente prandaj kanë ndërrmarrë edhe iniciativën për mbjellje të pemëve të ndryshme.

 Ndërkaq shkolla e mesme për Agrobiznes dhe Teknologji ka mirëpritur mbjelljen e pemëve në hapësirat e saj për faktin edhe edhe nxënësit e drejtimeve të pemtaris do të mund të marrin njohuritë praktike.

 Ndërsa grupi i grave ka falënderuar kompaninë publike “Ambienti” për asistencën e dhënë gjatë mbjelljes së pemëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img