Në Galerin e Arteve në Ferizaj është hapur edicioni i parë i Festivalit të Karikaturës Ferizaj 2019, një ngjarje kulturore e organizuar nga Shoqata e Karikaturistëve HITHI.
Pjesëmarrja ë shumë artisëve dhe punimeve të tyrë nga shtetet e huaja këtij edicioni i ka dhënë edhe karakterin ndërkombëtarë.
Hapjen e Festivalit e bëri Drejtorja e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport Xhemile Murati-Shabani e cila në fjalën e sajë vuri në dukje se Ferizaj po e dëshmon epitetin e qytetit të Festivaleve.
“Përshëndes organizatorët e Shoqatës së Karikaturistëve të cilët po e bëjnë një punë të mrekullueshme, po i hapin dyert e shtëpisë sonë për mbarë botën dhe po ndihmojnë që qyteti yne të njihet për vlerat artistike dhe vlerat kulturorë që ka. Ky është një indetitet i yni kulturorë ku siç dihet kultura dhe arti nuk njohin kufi” ka thënë Xhemile Murati-Shabani
Në anën tkjetër organizatori i këtij Festivali Imri Musliu nga shoqata e Karikaturistëve HITHI ka thënë se interesimi për këtë ekspozitë ka qenë tepër i lartë dhe se juria seleksionuese e ka pasur të vështirë që të përcaktohet për më të mirët.
“ Ky është edicioni i pestë i ekpozitave që i organizojmë në Ferizaj por është i pari që ka karakter ndërkombëtarë Nuk kemi pritur një fluks aq të madhë të karikaturistëve dhe punimeve të tyre. Për këtë edicion kanë arritur rreth 1337 karikatura nga 316 autorë nga 51 shtete të botës.” ka thënë Imri Musliu.
Këtë organizim e kanë vlerësuar edhe pjesëmarrësit tjerë duke thënë se karikatura është një zhanër i artit që përmes pamjeve godet aktualitetin shoqëror.
“Zhvillimi i karikaturës dhe ngjarjes artistike në Ferizaj shohim se është në nivel shumë të lartë. Në shoqërinë tonë kosovare kemi shumë nevojë për karikaturës sepse më së shumti kemi problem e të cilat mundë ti paraqesim përmes artit dhe mund ti godasim më fuqishëm” ka thënë Jetullah Sylejmani, artist.
Ky Festival ka karakter garues dhe më të mirët do të shpërblehen me çmimet e tre vendeve të para.
Organizatori në hapje të këtij Festivali ka ndarë edhe disa shpërblime speciale e në mesin e tyre është shpërblyer edhe doajeni i këtij zhanri në Kosovë, Ramadan Zaplluzha.