28,11,2024

Volejbolli ferizajas arrin majat kombëtare, urohen nga i pari i Ferizajt, Agim Aliu

Must Read

Përveç hendbollit, Ferizaj ka mjaft të zhvilluar edhe sportin e volejbollit. Së fundmi, rezultatet e KV “Luboteni” kanë bërë që e gjithë vëmendja e dashamirëve të këtij sporti por edhe drejtuesve sportiv të nivelit lokal e qendror të kthehet pikërisht në Ferizaj, konkretisht në Klubin e Volejbollit “Luboteni”. Kjo për faktin se këta të fundit, arritën tripletën e titujve kampion. Tre kupa të rangut kombëtar tashmë ruhen në vitrinat e sportit ferizajas, në mesin e shumë sukseseve kulminante të klubeve tona sportive. Për këtë rezultat të jashtëzakonshëm, kampionët e volejbollit bashkë me drejtuesit e klubit “Luboteni” i priti sot i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

Ai bashkë me drejtoren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani dhe udhëheqësin e Sektorit të Sportit, Bashkim Haxhimusa, uruan djelmoshat dhe drejtuesit e KV “Luboteni” për suksesin e arritur në garat kampionale duke i siguruar këta të fundit për mbështetjen e pa rezervë gjatë gjithë vitit 2019 por edhe tutje për këtë klub dhe këtë lëmi sportive.

Shpend Rushiti, kryetar i KV “Luboteni” shprehi gjithë entuziazmin e fitoreve të mëdha që ka arritur ky klub, pa lënë anash edhe angazhimin që është bërë nga vet lojtarët dhe drejtuesit e klubit që të arrijmë në këtë ditë fitoresh të mëdha të sportit ferizajas në përgjithësi e të KV “Luboteni” në veçanti. Ai, njoftoi të parin e Ferizajt, Agim Aliu për gjithë rrjedhën e aktiviteteve që janë ndërmarr nga ky klub, sukseset dhe sfidat.

Në anën tjetër, i pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se Ferizaj duke qenë kryeqytet i sportit me sukses të padiskutueshëm në arenën kombëtare, mbështetjen e konsiderueshme të vitit që shkoi do ta rris me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të këtyre klubeve dhe sportit të volejbollit në veçanti. Ai përmendi edhe investimet në infrastrukturën sportive të Komunës së Ferizajt dhe nevojat që kanë marr drejtimin e zgjidhjes që përfundimisht të plotësohet boshllëku i nevojave që ka sporti ferizajas. Me urimet mes njëri-tjetrit dhe kupën dhuratë që do të qëndroj në zyrën e të parit të Ferizajt, Agim Aliu, pritja dhe urimi për KV “Luboteni” përfundoi, për të pritur rezultate edhe në ndeshjet e ardhshme në të ardhmen e afërt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img