29,11,2024

Karameta: Sqarim, ndaj reagimit të Agim Aliut.

Must Read

Pas një debate të gjatë në lidhje me buxhetin e vitit 2018 në Asamblene Komunale në Ferizaj pati edhe akuza dhe kundër akuza për përdorim të fjlëve të rënda nga asamblistët. Për këtë pati edhe një reagim publik nga Komuna e Ferizajt.

Për këtë edhe asamblisti nga radhët e LDK-së, Burim Karameta  në redaksinë e Ferizajpress ka dërguar një sqarim në lidhje me këtë situatë.

Ky është reagimi i plotë i asamblistit Karameta: 

Sqarim

Lidhur me disa reagime të panevojshme për një pjesë të fjalës sime në seancën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, ndjejë për obligim që të sqaroj opinionin e gjerë qytetarë se fjalët riciklim e ripërtypje kan pasë për qëllim ilustrimin e përsëritjeve të pafundme në fjalorin mekanik të qeveritarëve, të cilët në pamundësi për tu përballur me vërejtjet e asambleistëve sa i përket Raportit të Punës së vitit 2018 (i vlerësuar si raporti më i dobët nga të gjitha Qeverisjet), raport i karakterizuar jo vetëm me shumë gabime teknike e përmbajtësore por nuk mund të mbulonte edhe mospunën e vet, andaj Agim Aliu gjeti shkakun me pa të drejtë që të ik nga seanca plenare me një pjesë të kabinetit të tij.

Preteksti u gjetë në ” fjalorin ” tim. Arsyetime të vetme të këtij raporti nga ana e ekzekutivit kanë qenë deziformatat, kamuflimet në shifra dhe ikjet nga pyetjet e parashtruara nga kuvendarët, duke akuzuar me të pavërteta Qeverisjen e kaluar por duke mos dhënë përgjigje në asnjërin shqetesim të shprehur nga opozita e tërësishme e partive politike.

Nëse unë kam thënë që përfaqësuesi i shëndetësisë po merret me riciklimin dhe ripërtypjen e informatave me pa të drejtë dhe ky proces i takon dikuj tjetër, askush nuk ka arsye që të ndihet i ofenduar, sa do që këtë e sqarova edhe gjatë seancës dhe tregova konsideratë nëse dikush është ndier i ofenduar.

Unë dhe asnjë nga asambleistët opozitar nuk u ndiem të ofenduar sikur kur pikërisht ky person fjalën e tij e fillojë me vëmendjen dhe përkrahje e kryetarit duke na krahasuar dhe na bërë analogji me një “hajn nga kombinati”.

Pavarësishtë që askujt nuk i kam thënë “kafshë”, asnjëherë nuk e kam përdorur këtë shprehje dhe askujt nuk ju kam drejtuar me fjalen “TI” siç e potencon Agim Aliu i cili nga papunësia e tij ka edhe vajin në buzë, por kjo nuk e justifikon dhe as nuk e liron nga përgjegjësia qytetare.

Ndërkaq nga asambleistë të PDK-së nuk kanë munguar ofendime në drejtimin tim dhe kolegëve të mi me fjalë që unë i konsideroj “pasuri” të tyre dhe nivel të tyre kulturor.

Prandaj edhe nuk kam kërkuar të më kërkojnë ndjesë. Por, kësaj radhe më duhet të potencojë që shprehjet si: keqpërdorues, megalloman, punë dreqi, idiot e idiotësira, maniak e kastravec, shpifje etj. janë përdorur në vazhdimësi nga ekzekutivi dhe asambleistët e pozitës, konkretisht nga grupi i Agim Aliut dhe asnjëherë nuk është kërkuar tërheqje publike e këtyre fjalëve. Z. Aliu nga këshilltarët tuaj jemi quajtur edhe amoralist. Reciprociteti është formula më e mirë! Nëse kërkim falja si vyrtyt kthehet në Kuvendin e Komunës dhe bëhet mënyrë e komunikimit reciprok politik besoj se do te ndikojë në shtendosjen e tensioneve artificiale që po ngrit pushteti komunal.

Me shumë dashamirësi Burim Karameta

Asamblist në Asamblenë Komunale të Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img