20,01,2026

Sheshit të Ferizajt synohet t’i ndryshohet emri

Must Read

Komuna e Ferizajt ka formuar një komision të ri, të përbërë prej 7 anëtarëve, nga të gjitha subjektet politike me qëllim të identifikimit të defekteve në emërtimet e rrugëve dhe shesheve.

Mirëpo, ky komision ka hasur në telashe, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këshilltarët e KK-së nga radhët e Nisma Socialdemokrate kanë kërkuar riemërtimin e sheshit “Fjala e lirë” në “Rexhep Halimi”.

Komisioni dyshon se Komuna po insiston ta riemërojë sheshin për të cilin ekziston një vendim disa vite më parë.

Madje për këtë propozim janë mbledhur mbi një mijë nënshkrime nga qytetarët, ndërkohë që sipas komisionit për riemërtime të rrugëve kjo çështje duhet të kalojë nëpërmjet mbledhjes së KK-së, derisa sheshi “Fjala e Lirë” është emërtuar disa vite më parë dhe nuk mund të riemërohet sa herë që kërkohej.

(Sheshi “Fjala e lirë” gjendet në mes ndërtesave të ish Gjykatës Themelore dhe ndërtesës së KEDS-it)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img