So në Ferizaj ka arritu një kontigjent prej afro 600 kompjuter nga Mbretëria e Bashkuar përmes organizatës IPEDU.
Ky donacion është realizuar me kërkesë të IPEDU-së dhe realizuar nga fondacioni SOLON nga Zvicra.
Pritet që nesër këta kompjurter tu shpërndahen shkollave të mesme të Ferizajt, një sasi prëj 400 kompjuter ndërsa pjesa tjetër do të shkoj për shkollat e mesme në Skenderaj dhe Drenas.
Zyrtarë të IPEDU-së besojnë që me këtë donacion do të ndihmohen shkollat e mesme në lëndët e Teknologjisë informative po edhe lëndët tjera në shkollat profesionale për të cilat këta kompjuter janë shumë të domosdoshëm.