Me të mbërritur në Kosovë këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, menjëherë ka filluar punën e e saj bamirësie me UNICEF në Kosovë.
Ajo do të qëndroj në Kosovë 3 ditë dhe menjëhere ka filluar vizitat nëpër qytetet e ndryshme të Kosovës.
Ndonëse Rita ka zgjedhur të mos publikojë asgjë deri më tani, nëna e saj Vera Ora në profilin e saj në ‘Instagram’ ka shfaqur disa foto ku shihen disa lagje të varfëra në Ferizaj së bashku me Ritën.
Siç shihen edhe nga pamjet, Rita dhe nëna e saj nuk shfaqen aspak të gëzuara nga ambientet e trishta dhe të rrënuara që kanë përreth. Mësohet se ato kanë vizituar disa familje në Ferizaj ku do t’ju dalin në ndihmë.