23,12,2024

KDI: Komuna e Ferizajt në mesin e komunave më transparente në Kosovë

Must Read

Ajo çfarë vazhdimisht është thënë në diskursin publik nga qeverisja lokale, për standardin e ri të vendosur në transparencë dhe llogaridhënien para qytetarëve, po dëshmohet edhe përmes raportit të publikuar së fundmi nga Instituti Demokratik i Kosovës – KDI, për pasqyrën e 6 mujorit të parë të vitit 2018 në prokurimin publik për kryeqytetin dhe 37 Komunat e Kosovës.

Në fushat e këtij publikimi siç është prokurimi publik (duke përfshirë ankandet publike), transparenca buxhetore, qasja në dokumente publike, informimi dhe pjesëmarrja e publikut, grantet dhe financimi, etika profesionale dhe konflikti i interesit, Komuna e Ferizajt rangohet në vendin e katërt apo në top-pesëshen e komunave më transparente në nivel republikan, me progres rekord në përmirësimin e treguesve të matshëm.

Ky vlerësim që rrjedh nga hulumtimi serioz i kësaj organizate të shoqërisë civile, me financimin dhe mbikëqyrjen nga USAID është tregues real i angazhimit të shumëfishtë të qeverisjes lokale, të udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu, për të përmirësuar indikatorët e performancës së saj në shërbimet që ofron si dhe mundësimin e qasjes e qytetarëve në vendimmarrje. Nga kjo rezulton se Ferizaj, në pikëpamje të transparencës komunale, respektivisht, në fushën e prokurimit publik dhe matjeve të realizuara në segmente tjera, lë prapa komuna të mëdha të Kosovës, siç është Prizreni, Gjilani, Peja, Gjakova, Podujeva e të tjera. Nga 100 pikët maksimale në këtë vlerësim, Komuna e Ferizajt ka marr 77.30 pikë, mjaftueshëm këto që ta rendisin mbi 5 komuna të mëdha në majën e transparencës komunale në nivel të Republikës së Kosovës.

Qeverisja Aliu ka hapur përfundimisht një kapitull të ri në marrëdhëniet me qytetarët, duke mundësuar qasjen direkte të këtyre të fundit në dokumentet, planet, aktivitetin dhe gjithë veprimtarinë institucionale të realizuar nga qeveria lokale. Ky vlerësim i transparencës së kësaj qeverie, bën diferencën nga të gjitha qeverisjet pararendëse dhe inkurajon edhe më shumë aparatin shtetëror në sendërtimin e një klime të qëndrueshme bashkëpunimi me shoqërinë civile, mediat, qytetarët në kuadër të konceptit të transparencës dhe llogaridhënies para qytetarëve.

Publikimi: http://kdi-kosova.org/…/Pasqyra-e-Gjasht%C3%ABmujorit-t%C3%…

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img