27,08,2025

Në Ferizaj, Hartat zonale përplasin pozitën me opozitën

Must Read

Gjatë ditës së sotme  ish kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa përmes një komunikate për medie  ka akuzuar qeverinë komunale të Ferizajt për  vonesën e hartimit të Hartave zonale të Ferizajt.  

Në anën tjetër akuzave të të parit të LDK-së i është përgjigjur  Drejtori i   Urbanizmit në Ferizaj i cili  ka thënë se Ferizaj është  komuna me progresin më të madh në hartimin e hartave zonale,LDK  planifikoi paushall territorin

“Drejtori i Urbanizmit ne Ferizaj po duket qe nuk ka as vullnet e as dije qe t’i kryeje punet e tij. Ai që nga instalimi i pushtetit të PDK- së në Ferizaj, merret më shumë me punët që nuk i takojnë, duke bërë zëdhënësin e Komunës, kur arsyeton qeverinë komunale për dështimet e sajë, e herë duke imituar kryetarin e Komunës. Nëse i referohemi Ligjit 04/L-174 për planifikim hapsinor, në nenin 11 të përgjegjsitë e autoritetit përgjegjës komunal për planifikim dhe menaxhim hapsinorë, shohim te pika 1.5. se “hartimin e Hartës Zonale në përputhje me hartën Zonale të Kosovës dhe normat teknike të planifikimit hapsinorë, Komuna duhet t’i kryeje 9 muaj pas miratimit përfundimtar të Planit Zhvillimorë Komunal”.
Komuna e Ferizajt ka miratuar PZHK-në vitin 2017, ndërkaq as edhe gati pas dy vitesh, drejtori i urbanizmit nuk ka ndërmarrë asnjë hapë konkret. Për të qene ironia edhe më e madhe, komuna ka të kontraktuar edhe një kompani konsulente për këtë qëllim. Pse nuk hartohet harta zonale, qytetarët nuk e dinë. Këtë e di ndoshta vetëm drejtoria e urbanizmit dhe kryetari Aliu, të cilët ndoshta mendojnë se qytetarët s’ kanë pse ta dinë këtë punë, kur e dinë ata. Por, të jepen lejet e ndërtimit vetëm me PZHK, edhe gati dy vite pas miratimit të tij në Kuvend, vetvetiu “arsyeton” mosfillimin e hartimit të hartave zonale. Sepse harta zonale rregullon, mes te tjerash, edhe koeficientin e ndertimit dhe etazhitetit dhe ua nderpret rrugen mundesive te manipulimit ne këtë fushe. Drejtori i urbanizmit, për qellime që vetem ai i di, Planin zhvillimor komunal e përdorë në mënyrë selektive (kur i konvenon vetëm atij dhe pushtetit), ndërkaq për objektet strategjike të Komunes së Ferizajt dhe të ardhmes së sajë (si te Spitali rajonal , Varrezat e Qytetit, tuneli, shkollat etj), nuk zbatohet ky dokument i lartë por drejtori thirret në ligjin e ndërtimit. Dega e LDK-se në Ferizaj edhe përmes grupit të asamblistëve të sajë në Kuvendin e Komunës, kërkon që të fillohet me realizimin e këtij obligimi ligjor nga kjo drejtori dhe nga drejtori i sajë, në menyrë që hartimi i hartës zonale të jetë prioriteti kryesor, siç e kërkon ligji. Shtyrja e mëtejme e këtij obligimi për LDK-në e Ferizajt, konsiderohet se po bëhet me motive keqpërdoruese, të cilat degradojnë zonën urbane të qytetit me pasoja të pariparueshme!” thuhet në komunikatën lëshuar nga  kryetari I LDK-së Muharrem Svarqa.

Në anën tjetër akuzave të ish Kryetarit të Ferizajt, Muharrem Svarqa për vonesat në hartimin e hartës zonale të Ferizajt i është përgjigjur sot menjëherë i pari i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit në Ferizaj, Lulzim Aliu. Ai përmes një konference për media, pasditen e sotme ka deklaruar faktet mbi të cilat pohimet e opozitës rezultojnë të paqëndrueshme dhe tërësisht me tendencë politike.

Drejtori i Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu tha se Komuna e Ferizajt është ndër komunat e vetme në nivel republikan që ka gati në përmbyllje procesin e hartimit të hartave zonale, për dallim prej diku afro 60% të komunave që vetëm sa kanë filluar këtë proces. Ai tutje tha se dokumenti i hartës zonale është njëri prej dokumenteve më të rëndësishme të planifikimit dhe natyrshëm është shqetësim edhe i qytetarëve porse duhet të dihen qartë faktet që kanë shkaktuar këtë vonesë.

“Dokumenti i hartës zonale është njëri prej dokumenteve më të rëndësishme të planifikimit dhe sigurisht se është shqetësim për të gjithë qytetarët e Komunës por kur kjo vjen nga një ish Kryetar Komune i cili ka qenë bartës dhe përgjegjësi kryesor për hartimin e dokumenteve të planifikimit, si dokumentet më të rëndësishme që i japin kahje zhvillimit në shumë drejtime, në shumë segmente të qytetit, atëherë kjo duket e paarsyeshme ose me tendenca politike. Ish kryetari i Komunës edhe me këtë deklaratë ka dhënë për të kuptuar se pikërisht në kohën kur ka filluar procesi i hartimit të këtyre dokumenteve ai nuk e ka ditur rolin dhe formën e këtyre dokumenteve. Ne kemi trashëguar një Plan Zhvillimor Komunal i cili është hartuar me shumë gabime dhe atë gabime të papërmirësueshme të cilat do ta zvarrisin dhe shkaktojnë shumë telashe në dokumentet tjera të planifikimit” tha drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img