12,07,2025

GJYKATA E FERIZAJT MERR VENDIM PËR ARKËTARIN E KEDS-IT

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit B.B për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale përvetësimi në detyrë.

“I pandehuri dyshohet se më 27 dhjetor 2018, në Ferizaj, përkatësisht në kompaninë KEDS – Distrikti Ferizaj, në cilësinë e personit përgjegjës – arkëtarit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka përvetësuar pasurinë e kompanisë KEDS të realizuar nga inkasimet – pagesat ditore të energjisë dhe atë në shumë prej 43.994. 394 euro, e cila pasuri i ishte besuar atij për shkak të detyrës.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img