18,05,2025

Kryetari Aliu priti skuadrën që zuri vendin e parë në garat shkollore të baskebollit

Must Read

Sukseset në sport po shënojnë një epokë të re të shembujve të të rinjve nga Kosova në Europë. Një grup të tillë sportistësh të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” bashkë me profesorin e tyre Shuajb Hajrullahu e priti sot në zyrën e tij, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani.

Ekipi i basketbollistëve zunë vendin e parë në garat shkollore në nivel republikan, me ç’rast të parit të Ferizajt, Agim Aliu ia sollën kupën e fitores në zyrën e tij.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se sukseset e tilla bëjnë krenarë fillimisht familjen, shkollën, institucionet si dhe mbarë shoqërinë tonë. Ai duke i përgëzuar për suksesin basketbollistët e rinj, shtoi se edhe qeverisja lokale ka një program të veçantë masash dhe mbështetje për familjen, sportin e rekreacionin, investim ky i rëndësishëm në një shoqëri të shëndosh.

Kapitenja e skuadrës së basketbollit, Agnesa Rrahmani, ish anëtarja e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll në gjeneratën e saj, koshashënuesja e 5-të në Europë në kategorinë e saj dhe gjithë musafirët falënderuan të parin e Ferizajt, Agim Aliu për pritjen dhe mbështetjen e ofruar, duke siguruar këtë të fundit se do të angazhohen maksimalisht për rezultate të reja domethënëse.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Plani operativ “Motoçikleta 2025”, konfiskohen 18 motoçikleta

Ferizaj, 15.05.2025Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img