27,11,2025

Anglezët sugjerojnë enveristët e Ferizajt që apelin për shfuqizimin e vendimeve të Konferencës së Londrës ta adresojnë në Ministrinë e Jashtme

Must Read

Lëvizja Popullore Shqiptare për Kultivimin e Veprës së Enver Hoxhës, ditë me parë me një apel i është drejtuar Parlamenteve të Gjermanisë, Francës dhe Anglisë, që të rishikohen dhe të shfuqizohen vendimet e Konferencës së Londrës, të cilat sipas kësaj Lëvizje kanë bërë që 2/3 e territorit shqiptar me ato vendime të mbesin jashtë trungut etnik.

Kryetari i kësaj Lëvizje, profesori Remzi Hasani, ka thënë se këtë apel e kanë adresuar në kohën kur po flitet për mundësinë e korrigjimit të kufijve me Serbinë 
Bëhet e ditur se vetëm Parlamenti i Britanisë së Madhe u ka kthyer përgjigjen duke i udhëzuar që këtë letër ta adresojnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPB) të këtij shteti. Në pritje të përgjigjeve edhe nga dy shtet tjera, kryetari i kësaj Lëvizje , Remzi Hasani, shton se në këtë rast po kërkojnë diçka legjitime
Shqetësues sipas këtij subjekti, janë debatet e brendshme për kufijtë duke harruar se përballë e kanë Serbinë, teksa ka shtuar se revidimi i kufijve duhet ta prekë tërë gjeografinë shqiptare e jo vetëm Kosovën siç po mendohet, ngase shtetet fqinjë mbajnë për vete pjesë të tokave shqiptare 
Këtë apel ky subjekt e ka adresuar edhe në Parlamentin Evropian, siç thonë në institucionin që udhëheqë me politikën e Evropës, e cila edhe ka kontribuar më së shumti që trungu ynë etnik të jetë i copëtuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img