24,10,2025

Kapen në Ferizaj mallra pa datë prodhimi, dyshohet për kontrabandë

Must Read

Sot, rreth orës 8:30, pas njoftimit nga Policia e Kosovës – Njësia e Trafikut se kanë ndaluar një mjet transportues – furgon në fshatin Dardani, i cili po bartte produkte ushqimore, me dyshimin se ishin mallra kontrabande, në vend ndalimin e mjetit transportues, dolën Inspektorati i Komunës së Ferizajt.

Nga kontrolli i hollësishëm i këtyre produkteve, Inspektorati i Komunës konstatoi se këtyre mallrave i mungon data e prodhimit, që rrit dyshimin për kontrabandën e kësaj ngarkese mallrash. Madje, mos përmbushja e këtij elementi, pra datës së prodhimit bie në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Tutje, inspektorati i Komunës, këtë ngarkesë e ka konfiskuar duke hapur rrugën për zhvillimin e procedurave tjera ligjore konform legjislacionit në fuqi.

Qarkullueshmëria e mallrave të tilla në treg, rrit pasigurinë e qytetarëve për konsumin, andaj Inspektorati i Komunës me aksione të tilla të përditshme po zhvillon betejën ligjore ndaj subjekteve që hedhin në treg mallra të tilla të dyshimta. Njëkohshëm, Inspektorati i Komunës, falënderon Policinë e Kosovës, njësinë e trafikut për mbështetjen e vazhdueshme duke kërkuar edhe mbështetjen nga qytetarët për denoncimin e rasteve të tilla.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img