Ferizaj. 24.02.2019. Organizata ORA përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se nesër do të protestojnë kundër fenomenit të gjakmarrjes dhe vëllavrasjes.
Kjo është komunikata e plotë e organizatës ORA
“Organizata ORA në bashkëpunim me të rinjët dhe shoqërine civile në Ferizaj, të Hënën më 25/02/2019 duke filluar nga ora 11:30 do të mbajë protestë paqësore kundër fenomenit të gjakmarrjes,rikthimit të vëllavrasjes, që së fundmi ka filluar të shqetësojë jashtë mase vendin tonë, e veçançrishtë ne të rinjët, që pretendojmë te ecim përpara e të jemi pjesë e shoqërise europiane! Ftojmë të gjitha mediat e vendit tonë t’i bashkëngjiten kësaj proteste paqësore dhe të reflektojmë së bashku kundër kësaj dukurie që po merr jetë të rinjësh dhe po shkatërron familje. Lokacioni do te jetë: Sheshi Adem Jashari (para komunës së Ferizajt)” thuhet në komunikatën lëshuar nga oraganizata ORA.