01,05,2024

Mësohet arsyeja e vrasjes në Ferizaj, ishin në hasmëri qe një kohë të gjatë!

Must Read

Mentor Aliu është personi që është vrarë sot në Ferizaj si pasojë e të shtënave me armë që kanë ndodhur në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në afërsi të stacionit të autobusëve. Nga burime të sigurta brenda organeve të hetuesisë bëhet e ditur se  vrasja ndodhi për shkak  të një hakmarrjeje.

Listës së të vrarëve nga arma e zjarrit në Kosovë iu shtua sot emri i 25-vjeçarit Mentor Aliu nga Ferizaj. Një hakmarrje e vjetër mes familjes së viktimës dhe të dyshuarit, mund të ketë qenë  shkaku i vdekjes së të riut. Bazuar gjithnjë në këto dyshime, vite më parë një familjar i viktimës e ka vrarë një familjar të të dyshuarit.

“Motivi është hakmarrje. Një familjar i viktimës e ka vrarë më herët një familjar të të dyshuarit. Gjithçka po hetohet nga prokuroria”, tha një burim i besueshëm .

Rasti po hetohet si “vrasje e rëndë” që sipas policisë ndodhi rreth orës 12:30 në rrugën ”Ahmet Kaqiku” në Ferizaj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit Mentor Aliu  kishte ndërruar jetë.

Pas hetimeve fillestare, hetuesit policor kanë arrestuar të dyshuarin kryesor lidhur me këtë rast. Bëhet fjalë për SH.R., 17-vjeçar. Njëherit është gjetur dhe konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha policia.

Ndryshe, Gjykata në Ferizaj në vitin 2017 kishte shpallur fajtor Meriton Aliun (vëllain e tashmë të ndjerit, Mentorit) për vrasjen e 20 vjeçit Samir Rexha.

Aliu u dënua me 15 vjet burgim rreth vrasjen të ndodhur në gusht të vitit 2016.

Dëshmitarë, gjatë gjykimit, kishin treguar se Aliu e Rexha kishin hyrë duke biseduar në hyrje të një banese në Rrugën “Rexhep Bislimi” dhe më pas kishin dëgjuar të shtëna që i shkaktuan vdekjen Rexhës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img