Drama shqiptare ishte ideuar në tryezat e “zeza”të Londrës.Ajo do të luhej me tërë rreptësinë e vetë sidomos në jugun e atdheut tonë ku përralla Vorioepirote do të ngulmonte për të hyrë në zyrat diplomatike të kohës si një e vërtetë e servuar.
Këmbanat e mortës kombëtare kishin filluar të ndëgjohen.Dhimbja e shkëputjes së një gjymtyre skishte mundësi pershkrimi e sidomos kobi i mëtejmë.
Çamëria oseThesprotia e lashtë me bukuritë e saj shtri
hej në brigjet e Detit Jon,i cili zemërohej atëher kur trojeve shqiptare u kanosej rreziku nga armiqtë e përbetuar sllavë dhe grekë.
Sipas statistikave turke të vitit 1910,Sanxhaku i Çamërisë,kishte në vetvete rreth 61.000 shqiptarë(ortodoks dhe musliman) dhe vetëm 1.000 grekë.Ndërkaq në Konferencën e Ambasadorëve në Londër,grekët pohojnë se ka në Thesproti vetëm 2.600 shqiptarë.Shqiptarët ortodoks,pa asnjë bazë shkencore i quanin grekë!
Ndaj shqiptarëve mysliman të Çamëris,qeveritarët grekë filluan realizimin e planeve për çfarosjen masive duke kombinuar dinakërin Helene me forcën e pushkëve apo gjuhët e flakëve.Janë dhjetëra e dhjetëra fshatra të djegura,TË shkretuara,janë mijëra shqiptarë të dëbuar dhunshëm prej trojeve stërgjyshore drejt shkretirave Aziatike.
Ndër kaq shtëpitë që u shpëtonin flakëve apo rrebesheve të gjyleve ktheheshin në prona të helenëve pushtues.
Ishte kjo arsyeja që qeveria shqiptarë dërgoi si përfaqësues të saj në Athinë atdhetarin,trimin,eruditin dhe diplomatin e përmasave të mëdha Mit’hat Frashërin.Kjo nismë e qeverisë së asaj kohe nuk kaloi në heshtje prej atdhetarëve të kohës të cilët shihnin tek personaliteti i birit të Abdyl Frashëritë,sintezën e trimërisë,atdhedashurisë dhe zgjuarësisë të emrave të shquar të FRASHËRLLIVE.
Në një letër që mbarë datën 25 shkurt 1923 shkruhet;
“BREGU I DETIT (FSHATI BUMO) Z.MIT’HAT FRASHËRI ATENË.
-Ndonëse fytyrisht nuk nihemi ,mjafton porsa që na lidhë ideali kombëtar,andaj marim guximin tju shkruajmë gjëra,të cilat,i dini vetë më mirë se kushdo,por simpatia e arsyeshme na shtynë tiu shfaqim mendimin tonë.Neve të rinjtë,ose brezi i ri,jemi gëzu për emërimin tuaj si ambasador i shtetit shqiptar,I atij Kombi që pak vjet më parë dëshirojshim ti shihnim flamurin të valonte mbi ndonjë gërxhë,e sot e shohim të valojë…nëpër kryeqytetet e kombeve që na kanë luftue sistematikisht e tërbimisht. Juvej, më tepër se ambasador do të ini burimi i përhapjes së ndjenjave kombëtare ne nxënësit dhe studentët shqiptar që ndodhën aty ,të cilët të helmuem me endrat helene janë gabu,e tash juve do ti përmblidhni në gjirin tuaj e do ti ndritoni tue i xhveshur ndjenjat e hueja. “Miq
të tuaj ;Klanti,Spiro,Halim Xhelo,(Arkivi qendror i shtetit viti 1923,dosja 142,Fq 1-2).
Përpjekjet e atdhetarit dhe eruditit Mit’hat Frashëri janë të frytshme që në hapat e para diplomatike.
Jan me qindra takime,bisedat,protestat,fjalët në konferenca solemne si dhe korespondenca e Mit’hatit me diplomatët grekë,ku,fal njohjes së thellë e në detaje të historisë të vjetër e moderne të dy popujve fqinjë,ai mundi të hedhi piketat e para të marrdhënieve të reja politike. Natyrishtë, kryetema e veprimtarisë së Mit’hatit është plaga e hapur e pa shëruar që rredh gjak,është pikërisht Çamëria e Kosova.
Më 2 nëntor 1925,në një letër drejtuar ministrit të punëve të Jashtme Hysen Vrionit,midis të tjerave,Mit’hat Frashëri,duke treguar bisedën që ka bërë me zyrtarin e lartë grekë Pangallo ;”…Duke falenderuar Pangallon i thashe se vuajtjet e çamëve po durojnë që tre vjetë dhe në qoftë se Greqia ka ndërmend me këto masa ti bëjë çamët që të ikin,atëherë më mirë të na e thonë që tani dhe të marim masa për këmbimin e tyre me grekofilët e Shqipërisë,një që do të jetë më tepër afër njerëzisë se nga mënyrë e sotme .Po marë lirinë,z.Ministër,të përsërit akoma njëherë,atë që e kam thënë më tepër se dyqind herë gjer më sot;Duhet të dimë të mprojmë vetën tonë.Është e vërtet se z.Pangallo ka dispozita të mira.Lipset që të jemi të zotët të përfitojmë nga këto dispozita. Për këtë qëllim lutem:
Të emërohet me urgjencë në Gjenevë pranë shoqërisë së kombeve një nëpunës i zoti që të na ndjekë punët tona.
– Ti propozohet zyrtarisht Greqisë që të këmbejnë grekomanët tanë me çamët e Epirit.
Të zihet që tani dhe të shkruhet pasuria e tunshme dhe e pa tunshme e grekofonëve dhe të ndalohet përkohësisht shitja e tyre.
Këto masa do të kenë këto dy efekte;
Do ta bëjmë Greqinë të ndërrojë sjelljet e saj përkundrejt çamëve.
Do të dëgjohen në Epir dhe do tu japë kurajo dhe shpirtë çamëve të cilët do të kuptojnë që Shqipëria u interesueka për ta.
Mit’hati i shkruan ministrit Vrioni,mes të tjerave më 5 nëntor 1925 “…Prej një letër që mora nga konsulli i Korfuzit,me datën 29 tetorë,lajmërohem së delegatët grekë në Komisionin Mikst të Gumenicës,z.Floridi,propozoi që të merren shqiptarët nga nëntë katune dhe të qohen në Turqi.Këto katunde qenkan ,Koskë,Lopëz,Smarë,Spatar,Versel,Galibaq,Vurfanj dhe Filat…d.m.th.me një popullsi totale 7.500 vetash.
Nuk ka dyshim se propozimi i delegatit grek ka për qëllim të zbrazë kufinjt greko-shqiptar.
Shqiptarët nuk do t’i harrojnë kurrë të bëmat e grekëve gjatë përcaktimit të kufijve.
Aty ku nuk bënë punë paraja,hynte Feja (O ZOT,zoti i lashtë i grekëve mashtrues)dhe aty ku zbënte punë fjala ungjillore,thika godiste pas shpine shqiptarët e ndershëm por të pa mbrojtur nga Shteti i tyre,vetëm e vetëm se ata hapin portat e shtëpive të tyre dhe flisnin gjuhën e tyre të bukur shqipe e ardhur nga lashtësisë.
Z.Mit’hat Frashëri në letrën e tij derguar ministrit të Jashtëm z.Vrioni shpreh pakënaqësin e tij ndaj neglizhences së qeverise shqiptare; “…Mjerisht ne, gjer më sot kemi punuar si armiq të kombit dhe shtetit:As në Turqi kemi dashur të qojmë njeri,as në Gjenevë,As që edhe masa reciproke s’kemi dashur që të marim kundër grekofonëve.Kjo që po bëjmë gjer më sot ,politikë është apo tradhëti kundër mëmëdheut”.
Tonet e ashpra dhe polemiste të Mit’hat Frashërit besoj se nuk kanë koment. Njëherazi përpjekjet diplomatike ky At i nacionalizmit Shqiptar i ka bërë të dukshme jo vetëm në kancelaritë e qeverisë shqiptare por më me forcë dhe intonacione dramatike në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë.
Është për të ardhur keq që zëri i këtij atdhetari për dramën kombëtare ka rënë në vesh të shurdhër.
Edhe pse e ep dorëheqjen si Ambasador i Shqipëris në Athinë,Mit’hat Frashëri nuk mundi t,’i mbyllë sytë e aq më tepër të hesht ndaj dramës shqiptare që krijuan tryezat e zeza të Fuqive të Mëdha…
Msc Muhamet Shabani
Must Read