“Kirurgët kanë jetën tonë në duart e tyre, por shumica prej nesh dinë më shumë për njerëzit që ua prejnë flokët, sesa për mjekët që i prejnë trupat tanë” Michelle Crouch( gazetar)
Por, çfarë është një kirurg?
Kirurgun e 
definojnë  si   një  mjek  i  cili 
hapë  trupin  e njeriut me qëllim të heqjes së indeve ose organeve të
sëmura, për të riparuar sistemet e trupit ose për të zëvendësuar organet e
sëmura me anë  të  transplanteve.  Nisur  nga 
kjo  ,  kirurgu  në  njëfarë  mënyre 
konsiderohet  si  një “Zot”,  apo shëmbëllimi  i 
tij  në  tokë,  i  vetmi që  ka përgatitjen , 
aftësinë  dhe  guximin  për  të përmirësuar “ gabimet” e
tija (  Zotit ) apo  natyrës,  të  largojë  ato 
të  dëmtuarat dhe  t  i  zëvendësojë  ato 
qoftë  me  organe  autologe,  homologe  apo 
ato  të krijuara  ,  së  fundmi,  me 
inxhiniering  biogjenetik.
 Dhe për  fat  të 
keq,    ky  njeri i  perëndishëm , i  cili 
ecën  nëpër  tokë  ,  ndonëse  është  kaq 
shumë  i  lidhur me  jetën  e  njeriut  dhe 
në  çastet  vendimtare  , është  ai  që 
mbanë  në  dorë  jetën  e  tij,  shumë 
pak  prej  njerëzve  që  bashkëjetojnë  me  të 
e  njohin  apo  dëshirojnë  ta  njohin, 
deri  në  momentin  kur  sëmundja  e  tij, 
e  ndonjë  familjari  apo  miku  të  tij 
të  ngushtë , e  ka  sjellë  në duart e 
tija,duke  ia  besuar gjënë  më  të shtrenjtë,jetën .
 Shumë  pak  prej 
tyre,  njerëzve, do t  kenë  marrë  mundin  për 
ta  njohur  apo  për  t  u  interesuar 
për  të,  për  rrugën  e  tij, për  kalvarin 
e  mundimshëm  dhe  privimet  e  tija  të 
parreshtura që  ai  ka  bërë,  për  të 
qenë  në shërbim  të tyre,  të  “bashkëqenieve “ 
të  tija,  një  zot  i dytë  në  tokë, 
i  cili  ka  në  dorë  jetën e  tija
 apo  të  më  të  afërmëve  të  tij.
Dhe rruga e një kirurgu nuk është një rrugë e shtruar me lule. Përkundrazi, ajo është një kalvar i pafund mundimesh e përpjekjesh; ajo është një vistër e gjatë privimesh e flijimesh të pafund, të moshës më të mirë të jetës, të viteve të njëzeta e të tridhjeta, të viteve kur fillon dhe mbaron rinia, mosha më e mirë e jetës. Dhe gjersa moshatarët e tij e jetojnë dhe përjetojnë këtë moshë, pa i lënë asgjë mangut kënaqësive, studenti i mjekësisë, kirurgu i ardhshëm, do jetë i nxënë me ligjërata e ushtrime , që fillojnë nga ora 8-të e mëngjesit, nëpër auditoriume dhe mbarojnë në ora 18-të apo 20-të,të mbrëmjes,nëpër laboratore e klinika, ndërsa shpesh mëngjesi do ta zërë akoma të zgjuar e të kërrusur mbi librat dhe atllasët e anatomisë, fiziologjisë, biokimisë, të internos , pediatrisë, kirurgjisë e gjinekologjisë, e që secila prej tyre kërkon së paku nga gjashtë muaj punë e mësim të përkushutuar, sepse secili syresh, thuaja, është gati një fakultet më vete!
Dhe pasi të ketë mbaruar kalvari i studimeve në mjekësi, e që mesatarisht zgjasin nëntë vjetë, kolegu i tij i studimeve të shkencave shoqërore, tashmë është ngopur nga kënaqësitë që jep jeta dhe do të jetë punësuar e të ketë krijuar familje, ndërsa kirurgu, vetëm sa ka ngjitur gjysmën e malit për ku ka filluar ngjitjen, por që maja të cilën do e arrijë akoma është larg, ndërsa martesa dhe krijimi i familjes, duhet të presin së paku edhe për 5 -6-të vite , ndërkaq puna e argatit në klinika e institute, me një pagë që mezi i mbulon rrugën dhe shujtën e drekës , shpesh do bëjë ta mallkojë vetën, fatin dhe familjen, që nuk diti të bëjë zgjedhjen e duhur, që nuk pati fatin e ish kolegëve studentë të shkencave shoqërore ; të mallkojë prindërit që nuk e ndihmuan në zgjedhje, madje , disa nga ta edhe e yshtën, duke ia lëvduar e madhëruar punën e mjekut!.
Kur  pas
 gjithë  këtyre  sakrificave  e   privimeve 
të  pafundme, të  ketë “përfunduar”  mësimnxënien  e 
të  ketë  përvetësuar  teknikat  më  të 
mira  e  më  të  reja operatore,  do  duhet 
të  presë  një  apo  dy  vjetë  mëshirën e 
Ministrisë  së  Shëndetësisë,  që  të  shpalli 
ndonjë  konkurs  e  të  punësohet  në 
ndonjë  klinikë  të  QKUK-ut  apo  në 
ndonjë  spital  regjional,  por  që  paga 
e  tij  do  jetë , e barabartë  apo  më  e 
ulët  se  e  një  shoferi  të  ndonjë 
ministri  apo e  një  portiri  e  pastruesi 
të  Postës e  të  KEK-ut!
Ndërkaq,    ish  kolegu  i  studimeve, 
të  shkencave  shoqërore,psh,  ai  i  juridikut, 
tashmë  ka  një  përvojë  mbi  7-8 -të 
vjeçare, me  një  pagë  mbi  2300  e  2600
 E  ( koeficienti  10-të , apo  11-të),  ndërsa 
kirugu  i  cili  do  jetë  një  nxënës i 
gjithkohshëm, në  luftë  me  vdekjen, duhet  të 
kënaqet  me  një  pagë  prej  549  euro 
dhe  t  mos  pretendojë,  për  një  pagë më 
shumë  se  1200 Euro (bruto), nëse  Qeveria 
tregohet  e  mëshirshme,  për  rritje  të 
pagave  dhe  realizim  të koeficientit  nga 3.6 
deri  në  5! 
Dhe  tashmë kur  ti  ketë  “ buzëqeshur “  fati, 
këtij  të  vuajturi  e të  privuari  të 
gjithëkohshëm,  kirurgut,  të  jetë  punësuar 
në  ndonjë klinikë  apo  spital  shtetëror,  do 
vendosi  të  martohet e  të  krijojë  familje, 
por  që  familjen  dhe  fëmijtë,  do  mund 
t i  takojë  ndoshta  vetëm   për  gjysmë 
ore ,  aty  kah  ora  21 apo 22, kur  ata 
të  jenë  në  gjumë,  meqë  puna 
shtetërore  nuk  arrinë  t’ia  mbulojë  as 
shpenzimet  e  rrugës  e  të  ushqimit
, ndaj  do  detyrohet  që  pasdite  të 
gjejë  një  punë  te  ndonjë  klinikë  private
apo, ata  më  të  shkathtit, të  hapin  një 
ordinancë,  ku  mund  të  fitojnë  edhe 
diçka  tjetër  që  familja  dhe  fëmijtë  e tij,
të  mos  lakmojnë  ata të  tjerët  e 
lagjes,  burrat  dhe  baballarët  e  të 
cilëve  punojnë në  Qeveri, Postë, KEK,  Aeroport 
apo  Gjykatë. 
Pra , puna  pas  orarit, nuk  është diçka  që 
ata  e  dëshirojnë, sepse  edhe  ata  janë 
njerëz ,  si  gjithë  të  tjerët, dhe  do 
dëshironin të  kishin  një orar të  caktuar  pune, e
 pastaj  të  ktheheshin  në  shtëpitë  e 
tyre, të  shplodheshin,  të  rrinin me  familjarët 
e  fëmijtë  e  tyre  dhe  të mund  të 
lexonin e  të  merreshin me  aktivitetet  tjera 
dëfryese. 
 Por,  jo,  ata 
janë  të  detyruar  të  punojnë  edhe 
14-të   e  16-të  orë në  ditë, pa 
pushuar,duke  pasur  mallë e  tepër  rrrallë, që
 një  të  dielë,  ta  kalojnë  bashkë
 me  familjen  dhe  fëmijtë  e tyre .
 E,  nga  ana  tjetër,
ish  kolegët  e  tij  studentë, vazhdojnë  të 
bëjnë  një  jetë  për  qejfi,  me  një  orar
tetë orësh,  të  cilin  s  dijnë  se  si 
ta  mbysin,  dhe  pasditet  i  kalojnë nëpër villat 
e  tyre  në  Prevallë  e në  Lalzi  të 
Durrësit,  kirurgu  i  cili  kthehet  në 
21.00apo  22.00 të  mbrëmjes,  i  lodhur  sa 
s  ka  më  dhe që  mezi  arrinë  të hajë 
si  njeri  një  racion  të  darkës, pjesën 
tjetër  të  natës  mund  ta ketë  një  furtunë të
pambarim persiatjesh e  ankthi,  për  një  operacion 
që   nuk  po  shkon  si  duhet,  paçka 
se  ai  bëri  më  të  mirën e  mundshme, por 
i  vetëdijshëm  për  mundësitë  e  kufizuara 
të  tija,  si  çdo  qenie  njerëzore !. 
Mos  e  thëntë  zoti,  që  të  përkeqësohet 
gjendja e  pacientit, se  pastaj  do  fillojnë 
thirrjet  dhe   bërja  e  gjyqit nga 
familjarët  e  të  afërmit:  se  po  ta
dinin  që ti  s’mund  t i  dilje  zot,  ata 
do  ta  dërgonim  në një  spital  më  të 
mirë, madje  edhe  jashtë  shtetit, e  nuk  do 
ta  linim  në  dorën  tënde,  ndonëse  deri 
atëherë  do të  kenë  harxhuar  gjithë  baterinë 
e  lidhjeve,  që  ta  fusësh  në  program
si  rast  urgjent !
E,fëmija  që  po  rriten  pa  praninë  dhe
  përkujdesjen  tënde dhe  ti nuk  po  i 
sheh  duke  u  rritur,  ata  ndoshta  po 
i  merr  rruga!Dhe  ti  duhet  të kënaqesh 
me  një  pagë  prej  549 euro  ose  të 
ndjehesh  i  privilegjuar,  poqese  don  zoti, 
e  aprovon Kuvendi  dhe  Qeveria,  koeficientin  prej
3.6 deri në  5  dhe  ti  do  marrësh  një 
pagë  1200 euro  bruto,  ndërkohë  që ish 
kolegu  i  yt  i  studimeve,  juristi, ka 
koeficientin që  fillon  nga  5.5  dhe  mbaron 
me  11-të   dhe  tashmë,  çdo  gjë e 
ka  në  vijë !
Dhe kur tashmë kirurgët, 20-të vite pas lufte, ata të cilët të parët i dhanë dërmen rexhimit të Millosheviçit, duke nisur të parët rebelimin kundër tij,(shumica e nënshkruesve të “Apelit të 215”-ëve ishin mjekë nga Fak. i Mjekësisë ) dhe të parët dorëzuan librezat e LKJ-së, kundërshtuan organet e dhunshme dhe u përzunë nga puna, hapen ambulanta e spitale paralele dhe e mbajtën gjalllë shëndetësinë, e mbrojtën shëndetin e popullit, ishin më të shumtët që u rreshtuan në radhët e UÇK-së ( kishte Batalion të Shëndetësisë!) dhe ndihmuan popullatën e të plagosurit, të vetëdijshëm se janë shpënë në gjendjen e varfanjakëve dhe të përbuzurve , ndonëse kërkohet e bëjnë punë më shumë se çdo kategori e të punësuarëve publikë, kërkojnë që të vlerësohen bile njejtë me gjyqtarët dhe prokurorët, kërkesat e tyre shpallen si maksimaliste e të parealizueshme , ndërsa ata anatemohen dhe sa nuk shpallen armiq të popullit e të shtetit , sepse kërkesa e tyre qenka jorealiste, meqë një gjyqtar e prokuror vleka më shumë, pasi ata kryekan punë me përgjegjësi dhe qenkan të rrezikuar!
Por, ne shtrojmë një pyetje fare të thjeshtë : cilat janë kriteret apo premisat për të fituar një vlerë koeficienti ? Nëse kriter i parë do duhesh të jetë shkollimi , atëherë shkollim i ynë e tajkalon shkollimin e strukturave të vlerësuara me koeficientë prej 5.5 deri 11-të, për dy tre herë, sepse shumica nesh, pas fakultetit, kanë kryer 5 apo 6-të vite specializim, shumica syresh kanë të mbaruar edhe mastera e doktorata , në një kohëzgjatje nga tre deri pesë vjetë ; nëse merret si kriter përgjegjësia në punë, atëherë përgjegjësia e një gjyqtari dhe prokurori , për të dënuar një delikuent apo një kriminel, është e pakrahasueshme me përgjegjësinë e mjekut dhe kirurgut, për të shpëtuar jetë; nëse një kriter tjetër është rrezikshmëria në punë, atëherë të parët ( gjyqtarët dhe prokurorët) kanë vetëm rrezikun hipotetik, i cili kurrë mund të mos bëhet real, ndërkohë që mjeku dhe kirurgu, pos këtij rreziku hipotetik , që mund të jenë të sulmuar në çdo moment nga familjarët e përcjellësit e pacientëve të frustruar ( siç edhe ka ngjarë shpesh), kem edhe rrezikun real, atë të lëndimit gjatë një nërhyrje operatore dhe infektimi me virusin e HIV-it , apo të hepatitit “C”; rrezikun nga rrezatimi me rrezet rëntgen, nga përdorimi i kemikalieve dhe anestetikëve, që përthithim në sallat e operacionit, gjë që për çdo ditë i nënshtrohemi dhe për çdo ditë e bën jetën tonë më të ekspozueshme e më jetëshkurtër, pa mos përjashtuar stresin dhe ankthin e përditshëm që jep profesioni i mjekut dhe kirurgut, për çka edhe ata njihen si kategoria më e “ disponueshme” , për të bërë vetëvrasje .
Por , si është gjendja në shtete tjera, ato përendimore, ku jeta çmohet si gjëja më e vlefshme e njeriut dhe kirurgu ka vlerësimin maksimal, e paga e tyre tejkalon pagën e kryetarëve dhe kryeministrave të shteteve, e lërë me të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Më poshtë po u jap njëtabllo të pagave të kryetarëve dhe kryeministrave të shteteve me standard dhe fuqinë ekonomike më të lartë si dhe pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga njëra anë , e të kirurgëve nga ana tjetër , për të parë se sa e arsyeshme dhe sa minimaliste është kërkesa jonë, e kirurgëve , për rritje pagash të mjekëve, në nivel të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
1. SHBA : Paga vjetore e kryetarit të shtetit rezulton të jetë 400,000 dollarë; ajo e një senatori 174,000, anëtarëve të kabinetit $199,700 dhe një urologu që fillon nga $322,682 dhe shkon deri $428,841, pra me një page vjetore mesatare prej $367,701., ndërkaq ajo e gjyqtarëve dhe prokurorëve mesatarisht arrinë shifrën prej $115,820.
2. Kanada: Kryeministri kanadez ka pagë vjetore prej $265,000, ministrat e kabinetit qeveritar 255,300, parlamentarët 172,700 dhe juristët arrijnë pagë mesatare deri 66.000dollarë amerikan,ndërsa për urologët mesatarë pga është $244,933 dhe ata me pozita më të larta mund të arrijnë deri $284,954,pagë vjetore;
3.  Australia  : 410,000 USD ( Guvernatori  i 
Përgjithdhëm);  Kryeministri, 328,600 USD;   anëtar 
i  Tribunalit  {  gjyqtar, prokuror), $119,219 , urologu $433,792,
neurokirurgu  $577,674 ;Oftalmologu,$552,947; 4. Japonia :
Imperatori  (  grant  mbretëror)3,086,890 USD ; 
kryeministri 253,800 USD; urologu $453,000;  gjayqtarët 
dhe  prokurorët deri$100,000); 5. Norvegjia : mbreti   33.237.000
USD(  grant  mbretëror);  kryeministri 210.714  USD;
urologu  253.000   dhe  mjeku  i 
praksës  së  ërgjithsme  117.000 USD; ndërkaq 
rroga  mesatare  për  jurist  dhe  prokuror 
është $136,366; 6. Suedia :  Mbreti (  Grant
mbredtëror);  kryeministri$230,926 ; urologët nga $197,863-$214,782.;
6. Zvicra :Kancelari federal,219.420 USD;  urologu $299,337
; gjyqtarët  dhe  prokurorët  165.354  dollarë ;
7.   Franca:Kryetari , €181,680, ndërkaq  urologu 217.
278 €. Nga  këto  të dhëna  shihet  fare  mirë
se  cili është  vlerësimi  për  mjekët, 
gjegjësisht  kirurgët  që u  bëhet  në shtete 
perëndimore, meqë atje  konsiderojnë  se :“… bota u detyrohet (
mjekëve- nën. I.H.) ,njëfarë kompensimi , në formën e pasurisë, respektit dhe
statusit shoqëror”,  ngaqë : “… askush nuk ka mundësi të riparojë një
martesë të prishur, apo të rikthejë dëmin e shkaktruar fëmijëve nga neglizhimi
i pretenduar i etërve“ (Erik Segal, “Mjekët”),  ndaj edhe  
një kirurg , si  ky  i  cituari më  poshtë, 
mund  të  shkruaj  se:“Mua  kurrë nuk më  ka 
ardhur keq që kam  studjuar  mjekësinë, do ta bëja përsëri nesër dhe
do t’ua them të gjithë të rinjve që e konsiderojnë atë, mjekësia është një
thirrje, është më shumë se një biznes.E zgjodha kirurgjinë mjekësore-sepse
kombinonte një kërkim për njohuri me një mënyrë për të shërbyer, për të
shpëtuar jetën dhe për të lehtësuar vuajtjet “, (C. Everett Koop, kirurg
pediatrik),  përkundër  mjekut  dhe  kirurgut 
kosovar ,  të cilët  profesionin  e  tyre  e 
konsiderojnë  si  një mallkim dhe  mezi  presin  të
ikin  nga  sytë-këmbët,  në  kërkim  të 
një  vlerësimi  më  dinjitoz, ndërkohë  që
pushtetarëti  kanë  vënë punët  e  tyre  në 
vijë  dhe   gjyqtarëve  e prokurorëve  u 
kanë  nivelizuar  pagat  me  të  tyre, 
kinse  për  të  luftuar  korrupsionin .  Në  të
vërtetë  ,  me  këtë  kanë  blerë rahatinë 
dhe  komoditetin , nga  ndjekjet  e  mundshme, 
të  vetëdijshëm   se në  majë  të 
piramidës  sëkorrupsionit   janë  vetë  ata, 
të  ulur  këmbkryq , një  kusht  ky  i paplotësuar
për  liberalizimin e  vizave  dhe  një  mbyllje 
në  geto  e popullit  të  Kosovës,  të  cilët
po  e  vuajnë   si haraç  ,
    babëzinë  e  pushtetarëve  të 
pangopshëm   ! 
Isa  Haxhiu,  urolog,  QKUK . 


